BEOGRAD - Policia e Serbisë ka arrestuar dy shtetas të Shqipërisë me dyshimin se kanë tentuar të trafikojnë tetë kilogramë heroinë, raporton korrespondenti i Anadolu Agency (AA).
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë njoftoi sot se zyrtarët e Qendrës Rajonale të policisë kufitare drejt Maqedonisë, në bashkëpunim me doganat, në kalimin kufitarë në Preshevë, në hyrje në Republikën e Serbisë, arrestuan dy shtetas shqiptarë me inicialet A.U, 49 vjeç dhe G.U, 18 vjeç, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të prodhimit të paligjshëmdhe trafikimit të lëndëve narkotike.

"Gjatë kontrollimit të makinave të pasagjerëve, të markës Audi A6, me targa shqiptare, i drejtuar nga A.U. dhe bashkudhëtari i tij G.U, në hapësirën e bërë, në pjesën e mbështetëses së dorës (armrst), janë zbuluar 15 paketa të materialit pluhur, të lehta - ngjyrë kafe, për të cilat ekzistojnë bazat për dyshim se është lëndë narkotike e llojit heroinë, me peshën totale prej tetë kilogram", thuhet në njoftimin e MPB të Serbisë.

Redaksia Online
(Shqiptaja.com)
/Shqiptarja.com