Sekuestrohen armë dhe tritol
në kufirin greko-shqiptar/ FOTO

GREQI-Policia ka sekuestruar armë dhe municione në afërsi të kufirit greko-shqiptar gjatë një operacioni.
 
Sipas medieve greke, një patrullë policie diktoi tre persona me çanta që po lëviznin në këmbë.
 
Pasi u pikasën nga policia, tre personat që kishin armët dhe municionet, që dyshohet se janë shqiptarë u larguan me shpejtësi duke braktisur çantat.
 
Policia konstatoi se në çantat e tyre kishte 3 armë automatike kallashnikov, 11 granata defensive, 33 detonatorë dhe 5 kallëpe me dinamit me peshë 1,05 kg.
 
Policia e Janinës vijon kërkimet për identifikimin dhe arrestimin e personave që po trafikonin armët dhe municionet nga Shqipëria në Greqi.
 
U sekuestruan
3 kallashnikovë
11 granata
33 detonatorë
5 kallëpe tritol
1593 fishekë
[gallery]23404[/gallery]



dy.b/shqiptarja.com


 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e 9 shkurtit/ Sot fillon votimin mërgata e Kosovës

Zgjedhjet e 9 shkurtit/ Sot fillon votimin mërgata e Kosovës