Gjykata e Tiranës ka lënë në burg një person të identifikuar si Reshit Kurteshi, 61 vjeç i akuzuar për falsifikim të monedhave.

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 232.000 lekë të prerjeve të ndryshme si dhe 50 euro, të dyshuara të falsifikuara.
Kurteshi, në bashkëpunim me një tjetër për identifikimin e të cilit po punohet ende, janë të dyshuar për kryerjen e veprës penale "falsifikimi i monedhave".
Lajmi kryesor:
Dy operacione brenda 12 orëve në Tiranë, në pranga 61 vjeçari i shpallur në kërkim për falsifikim kartëmonedhash dhe administratori i tabakinos
