Policia e Tiranës ka arrestuar 61 vjeçarin, R.K gjatë operacionit "Cash" të realizuar brenda 12 orëve të fundit. 61 vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë, falsifikonte kartëmonedha dhe i hidhte në qarkullim.
Gjatë kontrollit fizik të bërë, të arrestuarit iu gjet shuma prej 232 mijë lekësh të reja dhe kartëmonedha euro të cilat dyshohet se janë falsifikuar.
Në pranga ka rënë edhe 37 vjeçari, Besmir Alo i cili organizonte baste sportive nëpërmjet celularit të tij në tabakinon që kishte në administrim. Gjatë kontrollit në tabakino, u gjetën steka me paketa cigaresh, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me aparatin celular.
Ndërkohë policia ka vijuar punën hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe vënien e bashkëpunëtorëve, përpara përgjegjësisë penale.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:05
Tiranë/ Sekuestrohen mbi 200 mijë lekë të falsifikuara, lihet në burg 61-vjeçari! Në kërkim bashkëpunëtori
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg një person të identifikuar si Reshit Kurteshi, 61 vjeç i akuzuar për falsifikim të monedhave.
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 232.000 lekë të prerjeve të ndryshme si dhe 50 euro, të dyshuara të falsifikuara.
Kurteshi, në bashkëpunim me një tjetër për identifikimin e të cilit po punohet ende, janë të dyshuar për kryerjen e veprës penale "falsifikimi i monedhave".
Po eurot ku Jan se nuk duken gjekundi apo kthyen policet tek change...
Përgjigju