GJERMANI-Autoritetet kanë sekuestruar 4,5 ton kokainë nga Uruguai  me vlerë 1 miliard euro në qytetin e  Hamburgut.

Sipas tyre  ka pasur dyshime për kontejner transporti dy javë më parë që vinte nga kryeqyteti uruguaian, Montevideo, i vendosur në Antëerp  të Belgjikës. Në portin më të madh të Gjermanisë, droga u gjet e ndarë në 221 çanta të zeza sportive.

Ky është rasti më i madh i konfiskimit të kokainës në shtetin gjerman. Sipas "The Guardian", Zyra e Prokurorisë në Hamburg po heton destinacionin  e synuar të kontejnerit.