Sekuestrohen pasuritë e vëllezërve nën hetim më parë për hapjen e qendrave të masazhit, me qëllim prostitucioni (EMRAT)

Pasuritë e dy vëllezërve që kishin transformuar 2 qendra estetike në baza prostitucioni në Tiranë janë vënë në sekuestro preventive me kërkesë të prokurorisë së Tiranës dhe vendim të Gjykatës.

Bëhet fjalë për pasuritë e vëllezërve Andi e Mario Roshi të arrestuar në qershor 2020: 1 dyqan, 1 parking, 1 apartament, 5 makina e disa llogari bankare.

Si administrator të qendrave të masazhit, ata pasi rekrutonin femra për t’i punësuar si masazhatore, i detyronin që të kryenin shërbime seksuale kundrejt pagesës. Ndërkohë të ardhurat i investonin në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të cilat ishin në emër të tyre por dhe të prindërve të tyre. 

"Nga hetimet rezultoi se Mario Roshi dhe familjarët e tij zotërojnë shuma parash të çelura në bankat e nivelit të dytë, në emër të tyre dhe të familjarëve të tij, shuma këto të cilat mund të jenë me prejardhje nga aktiviteti i tij kriminal.

Nga hetimi i kryer deri më tani plotësohen kriteret për t’u vendosur sekuestro preventive ndaj pasurive të shtetasve M. R., K. R., A.R., si dhe K. R., pasi ekzistojnë indicie dhe prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi Mario Roshi në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin Andi Roshi kanë konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”  e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287, paragrafi i dytë i Kodit Penal. Në këtë skemë dyshohet se janë përfshirë edhe babai dhe bashkëshortja e tij.

Nga hetimi i kryer deri më tani, ekziston dyshimi i arsyeshëm se shtetasi Mario Roshi si dhe familjarët e tij, paratë e dyshuara si të përftuara nga ushtrimi i aktivitetit të paligjshëm të mbajtjes së ambjenteve për shfrytëzim prostitucioni, për të cilën provohet se edhe eshtë dënuar shtetasi Mario Roshi i kanë investuar në blerjen e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, si formë e pastrimit të produkteve të veprës penale, informoi sot prokuroria e Tiranes.

Sekuestrimi i pasurisë bëhet në kuadër të procedimit penal nr 1789 datë 13 mars 2021. Ndaj dy vëllezërve gjykata e Tiranës caktoi më 14 shtator 20220 masën e sigurisë “Arrest me burgim” për veprën penale të “Mbajtje të lokaleve për shfrytëzim prostuticioni”. Ndërkohë sekuestroja preventive ndaj pasurive në zotërim të shtetasit Mario Rroshi dhe familjarëve të tij u bë  për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale’, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal

Si funksiononte?
Sipas hetimeve Mario dhe Andi Roshi rekrutonin vajza nëpërmjet rrjeteve sociale me pretendimin për t'i punësuar si masazhatore për të kryer masazhe relaksuese për klientët e këtyre qendrave. Pasi i rekrutonin paraprakisht dhe i punësonin, i detyronin më pas këto punonjëse, disa prej tyre të mitura që përveç masazhit t'u ofronin klientëve edhe shërbime seksuale. Në përfundim klientët bënin pagesën për shërbimin e masazhit dhe shërbimet seksuale që ata përfitonin dhe këto përfitime ndaheshin ndërmjet administratorëve të këtyre qendrave dhe punonjëseve që kryenin këto shërbime.

Pasurite e sekuestruara 
- Pasuria e llojit “Njësi”, me sipërfaqe 34 m2, nr. 2/211+8-57/1, ZK 8250;
- Pasuria e llojit “Apartament” me sipërfaqe 106.4 m2, rr. “Hoxha Tahsin”;
- Pasuria e llojit “Post Parkimi” me sipërfaqe 41.2 m2, Tiranë;
- Automjeti “Benz 250 D”;
- Automjet “Volksëagen”;
- Automjet “Skoda Octava”;
- Automjet “AUDI A8”;
- Automjet “Smart”; dhe
- Vendosja e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” ndaj llogarive bankare të shtetasve M.R., K.R., K.R. dhe A.R.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion