Shullazi në '41-BIS', sekuestrohet Hotel Vollga në Durrës (VIDEO)

Hotel Vollga është sekuestruar ditën e sotme në qytetin e Durrësit nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara. Hotelit të njohur në Durrës të kthyer në 'mollë sherri' për shkak të pasurisë i është vënë shiriti ditën e sotme nga policia, por akoma nuk ka informacion nga autoritetet në lidhje me sekuestrimin e godinës.

Historia e Hotel Vollgës është një ndër më të komplikuarat në vendin tonë, me pronarë të ndryshëm. Sipas gazetarit të Report Tv Artur Korriku, policia e Durrësit me një urdhër nga Tirana ka rrethuar me shirit vendin dhe kjo është e reja në këtë vend pasi dihet se ka qenë i bllokuar dhe nuk ushtronte funksionin për shkak të konfliktit të pronarëve. Një ndërtesë simbol për qytetin bregdetar, tashmë është kthyer në një gërmadhë dhe vendstrehim për të pastrehët dhe përdoruesit e drogës.

Emiljano Shullazi ka një pjesë të sipërfaqes së Hotel Vollga në Durrës, të cilën thotë se e ka marrë me dhurim dhe rezulton e regjistruar në hipotekën e Durrësit në emrin e tij, ndërsa prej ditësh është izoluar në regjimin special '41-BIS'. Ndërsa më 3 shtator, gjykata dhe prokuroria e Tiranës pushuan hetimin për Emiliano Shullazin dhe Ylvi Beqajn të akuzuar për pastrim parash për kalimin e pronësisë të Hotel Vollgës.

Historiku i Hotel Vollgës

Historia e pronësisë së Hotel Vollgës dyshohet se është e ndërtuar mbi falsifikimin e dokumenteve. Prokuroria e Durrësit ka dyshime të forta se prokura që është përdorur në shitjen e kësaj prone në vitin 1994, të jetë e falsifikuar. Në dosjen hetimore shkruhet se në 24 Mars 1994, kjo pronë i kalon në pronësi trashëgimtare, Alije Fortuzi. Po në 4 Dhjetor të këtij viti, përmes një prokurore të posaçme, shtetasi Ali Sula, në emër të Alije Fortuzit, ia shet atë shtetasit arab, Muhamed Abdulla Baëzeer, por më pas ka nisur një proces gjyqësor mes Alije Fortuzit dhe shtetasit arab.

Pas 9 viteve,në 2003-in trashëgimtarja Fortuzi arrin ta regjistrojë pronën në emër të vet. Po këtë vit ish-hoteli i kalon Zanmir Hasës, përmes një prokure të lëshuar në Selanik dhe e firmosur nga Alije Fortuzi. Por edhe për këtë prokurë hetuesit kanë dyshime se është e falsifikuar. Në bazë të regjistrit të gjendjes civile Zanmir Hasa ka jetuar në Selanik aty ku ka lindur edhe vajzën e tij. Por nuk bëhet me dije se si është njohur Zanmir Hasa me Alije Foruzin dhe më pas marrja e kësaj prokurore.

Shtetasi arab Baëzeer hap një proces tjetër gjyqësor dhe në korrik të 2014-ës Gjykata e Lartë vendos pezullimin e regjistrimit të kësaj prone në emër të tij. Po gjatë 2014-ës Gjykata e Durrësit me një vendim të dyshimtë, sipas Prokurorisë, anashkalon Gjykatën e Lartë dhe prona regjistrohet në emër të arabit. Pas këtij momenti Bawazeer shet 2/3 e pronës tek shtetasit Fejzi dhe Marjeta Kodra për shumën e 671 mijë eurove, ndërsa një pjesë të hotelit shtetasi arab ia dhuron për mirënjohje Emiljano Shullazit.

Prokuroria ka dyshime se Fejzi dhe Marjeta Kodra nuk kanë mundësi financiare të paguajnë një shumë të tillë dhe ka dyshime se kanë pastruar paratë. Por Fejzi Kodra thoshte se paratë i ka marrë nga nje miku i tij. Veprimet e shitjes dhe dhurimit, sipas prokurorisë, janë kryer nga shtetasi Ylvi Beqja, përfaqësues i kompanisë “Saudi Bradhers” të arabit Baëazeer. Dhurimi i është bërë Shullazit nën kërcënim sipas organit hetimor. Sipas prokurorisë, në dosjen hetimore dyshohet se është kryer një vepër penale tjetër në hipotekën e Durrësit dhe Tiranës, siç është ajo e zhdukjes së origjinës së kësaj prone dhe regjistrimin e saj në emër të Emiljano Shullazit.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 07/08/2020 23:56

    <<VOLLGA>> ka qene e eshte hoteli symbol I Durresit.Tani duhet qe shteti te marre ne dorezim dhe te behet pronari I vetem I hotelit pa te drejte tjetersimi te nderteses e funksionit te tij ,e pa te drejte shitje te privati.<<Pronaret>> e deritanishem duhen demshperblyer,ne se e meritojne dhe kjo histori te mbyllet pergjithemone.Pas kesaj shteti ta restauroje e ta rinovoje e t'i ktheje shkelqimin e dikurshem dhe ta vere ne perdorim si hotel si dikur.Shpenzimet I shlyen vete hoteli dhe fitimet me pas t'i kete shteti ose bashkia.Shpresojme qe qeverise t'i ndrohet mendja dhe per <<DAJTIN>> ne Tirane.

    Përgjigju
    • Koli: 08/08/2020 10:37

      Iris shum e drejt ky shkrim i gjat. RROFTE SHOKU ENVER DHE REFORMA AGRARE.

  • Hako: 07/08/2020 18:44

    E more Mili, nuk po e gezon pasurine e vene me aq "mund", te befte mire supa e burgut.

    Përgjigju
  • Dana: 07/08/2020 15:18

    Sa me shpejt ky hotel ka nevoje per tu vene ne pune. ,,jepjani atij pronarit dhe ta vere menjehere ne pune.....

    Përgjigju
  • Justice: 07/08/2020 14:14

    Kte radhe shteti ka bere namin,ka sekuestruar vetem llamarinat se gje tjeter aha

    Përgjigju
  • Tiku: 07/08/2020 14:03

    Spaku duhet të mar dosjen e filluar për hetimin Zanmir Hasës. Ky është strumbullari i vjedhje së hotel Vollgës. E faktuar nga prekororia e krimeve të renda. Por dosja po fle për arsye se letër porosia e dërguar në shtetin Grek konfirmon që personi Zamir Hasa nuk gjindet në Greqi. Tjetër fshehje dhe mashtrim i tij. Spaku të paktën për moral duhet ta mar këtë dosje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Alexander-Arnold informon drejtuesit e Liverpool se dëshiron të luajë për Real Madridin

Alexander-Arnold informon drejtuesit e Liverpool se dëshiron të luajë për Real Madridin