Policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë e këtij rrethi, në përfundim të hetimeve disamujore ka vendosur masën e sekuestros preventive për një godinë shumëkatëshe, e destinuar si hotel. 

Burime për A1 Report kanë thënë se godina është e Isuf Brahimajt, i cili u ekzekutua në një atentat me tritol në gusht të vitit 2014. Në njofttimin e policisë së Vlorës thuhet se godina e bllokuar ndodhet në zonen e Ujit të Ftohtë në afërsi të vendit të quajtur "Kalaja”.

Po sipas policisë së Vlorës ajo është në pronësi të shtetasve E. B. dhe Sh. B., të dy banues në Vlorë me një vlerë sipas vlerësimit të normave zyrtare në fuqi që arrin  deri në 1.5 milion euro. 

Sekuestroja e kësaj godine u krye pasi dyshohet se është produkt i të ardhurave nga veprimtari kriminale të "Trafikimit të lëndëve narkotike" në vendet e Bashkimit Europian. 

hoteli

hoteli
            (Në foto hoteli i Isuf Brahimajt i sekuestruar nga policia e Vlorës)

 
Si ndodhi ngjarja
Në datën 28 gushte 2014 ka ndodhur një  shpërthim i fuqishëm, në rrugën trasballkanike me lëndë shpërthyse ,vendosur në automjetin e shtetasit isuf brahimaj .Si pasoji e shpërthimit ka gjetur vdekjen e menjëhershme Brahimaj si dhe u plagos rëndë 19 vjecarja Ornela Gjini e cila ishte në automjet  Mitsubishi  AA 848 JX së bashku me Brahimajn në kohën e shpërthimit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën  07:14 minuta të datës 28 Gusht të vitit të kaluar  në rrugën Transballkanike, pranë rreth rrotullimit në sheshin “Omonja”. Në kohën që 42-vjecari ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij, i shoqëruar nga 19-vjecarja Ornela Gjini,  automjei i tij  Mitsubishi ka shpërthyer dhe më pas është përplasur me bordurën anësore. Nga shpërthimi i lëndës plasëse, drejtuesi i automjetit ka gjetur vdekjen e menjëhershme si dhe është plagosur rëndë 19-vjecarja, Ornela Gjini. Trupi i pajetë i 42-vjecarit, ka ngelur i shpërbërë në automjet, ndërsa, 19-vjecaren e ka nxjerrë presioni i shpërthimit nga makina, duke e hedhur atë rreth 10 metra largë automjetit, në asfalt, ndërsa automjeti është shkatërruar nga shpërthimi, thuajse plotësisht.19-vjecarja e plagosur  është dërguar menjëherë në Spitalin e Vlorës dhe menjëherë është nisur me urgjencë për në Spitalin “Nënë Tereza”, në Tiranë, për mjekim më të specializuar. Pas shpërthimit, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta të policisë dhe më pas Prokuroria e Krimeve të Rënda, duke lënë edhe trupin e pajetë në automjet, për disa orë, për t’u kryer ekspertizat e nevojshme.
Sipas policisë, viktima, 42-vjeçari me identitet të ndryshuar Isuf Kokaj, alias- Isuf Brahimaj, me banim në fshatin Sherishtë të Vlorës, që kishte banesë edhe në Vlorë,  pronar i një hoteli në zonën e Radhimës, që pritej të inaugurohej  një ditë pas vrasjes së tija. Ndërsa, i vellai i 42-vjeçarit,Ermal Brahimaj, i kishte shpëtuar një atentati, në gusht të vitit të kaluar, nga i cili nuk pati dëmtime serioze në automjet, ndërsa drejtuesi i automjetit nuk pati dëmtime, sepse shpërthimi ndodhi pasi ai kishte zbritur nga makina, pranë një lavazhoje, në rrugën Transballkanike. Që prej asaj kohe, Ermal Brahimaj, i vëllai i viktimës, jeton jashtë shtetit, me gjithë familjen e tij, ndërsa, edhe viktima shkonte shpeshherë jashtë shtetit, ku dhe për një kohë ka qenë emigrant.



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)