Në pronën e Balilit, në resortin turistik "Santa Quaranta", kanë zbarkuar sot dhjetëra forca policie dhe përfaqësues të Prokurorisë, ku kanë sekuestruar hotelin luksoz të Balilit, si dhe prona të tjera të familjes së tij, vetëm një ditë pas kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda drejtuar Gjykatës për sekuestrimin e pasurisë së Balilit. Krahas resortit luksoz, janë sekuestruar edhe 28,690 m2 truall si dhe 36 apartamente e njësi shërbimi, me rreth 2.178 m2 sipërfaqe.
Gazetari i Report Tv në Sarandë, raportoi se forca të shumta policie dhe zyrtarët e Prokurorisë janë futur brenda kompleksit "Santa Quaranta" dhe kanë biseduar me familjarët e Balilit për çështjen, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë reagim nga këta të fundit.
Më tej, ai sqaroi se në resort nuk ka pasur asnjë turist në momentin kur kanë hyrë policët, por vetëm familjarët e Balilit dhe një prani të madhe policësh e prokurorësh. Këta të fundit kanë rrethuar resortin e Klement Balilit, i cili do të vihet në sekuestro preventive.
Gjithashtu, janë vënë në sekuestro preventive dhe pronat e tjera të Balilit, ku përfshihen 36 apartamente dhe sipërfaqe trualli, të cilat dyshohet të jenë vënë nga aktiviteti kriminal. Klement Balili është person në kërkim për llogari të drejtësisë greke dhe asaj shqiptare dhe i dyshuar si personi që drejtonte një grup kriminal të trafikut të drogës në Ballkan drejt Europës. Konkretisht, Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, për sekuestrimin e ish-kampit të Pushimit të Punëtorëve në Sarandë, aktualisht Hotel ‘Santa Quaranta’, 28,690 m2 truall si dhe
36 apartamente e njësi shërbimi, me rreth 2.178 m2 sipërfaqe.
Balili është një ndër emrat e botës së krimit i përmendur jo pak dhe nga ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu, i cili vetëm pak kohë më parë trazoi si rrallëherë politikën shqiptare me deklaratën e tij të fortë, ku foli për katër klane kriminale dhe 20 familje mafioze që kontrollojnë operacionet kriminale në Shqipëri, mes të cilëve ishte dhe Klement Balili.
[gallery]24842[/gallery]
VIDEO/ Sekuestrohen pasuritë e Klement Balilit në Sarandë
d.c./shqiptarja.com