TIRANE- Pesë muaj nga vendimi i gjykatës së Tiranës për nxjerrjen e urdhërit të ekzekutimit për sekuestrimin e kompanisë “Primagaz Albania” të biznesmenit të arrestuar Ilir Karçini, përmbarimi privat ka vendosur masën e sekuestros konservative ndaj kësaj kompanie dhe disa pasurive të tjera që janë në emër të Karçinit dhe gruas së tij Rovena Karçini. Gazeta “Shqiptarja.com” disponon vendimin e 4 nëntorit 2014, ku përmbarimi vendos të sekuestrojë për llogari të një banke të nivelit të dytë, kompanisë “Primagaz Albania”.
/Shqiptarja.com





