VLORË-Me urdhër të prokurorisë është sekuestruar një sipërfaqe prej 20.000 m2 toke në Porto Palermo, Bashkia Himarë, e cila është përvetësuar nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve.
 
Prona ishte përvetësuar nga Robert Koçi 60 vjeç, i cili është arrestuar, pasi ishte shpallur në kërkim nga policia për falsifikim dhe pastrim parash.
 
Në pranga ka rënë edhe Ilia Taka 42 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, Tepelenë, i cili akuzohet si Koçi për falsifikim dhe pastrim të produkteve të veprës penale.
 
Vlera e kësaj sipërfaqe toke që është sekuestruar në Porto Palermo shkon rreth 2.5 milionë euro.
 
Sekuestrimi i tokës në Porto Palermo vjen pak ditë pas asaj që u sekuestrua në Vuno disa ditë më parë, ndërsa në hetim janë edhe disa dosje.
 

dy.b/shqiptarja.com