Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nuk pranoi për shqyrtim ankimin e biznesmenit Orest Sota ndaj urdhrit të sekuestros preventive të vendosur nga Shkalla e Parë 

Orest Sota u arrestua në qershor të vitit 2026 me urdhër të SPAK, në kuadër të hetimeve për trafik ndërkombëtar narkotikësh dhe pastrim parash

Në prill të këtij viti, biznesmeni qëndroi 5 orë në SPAK ku dha shpjegime për hetimet që po zhvillohen në kundër të AKSHI-t, çështje për të cilën rezulton në kërkim edhe Ergys Agasi me të cilin Sota njihet për lidhjet e miqësisë. Po ashtu, Sota rezulton edhe ish-ortak në Equos, pronë e Agasit. 

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë