Sekuestruan karrocën me kokoshka
pezullohen 4 policët e Bashkisë

Sekuestruan karrocën me kokoshka<br />pezullohen 4 policët e Bashkisë
Katër policë bashkiakë janë pezulluar nga detyra, pasi i sekuestruan një shitëseje ambulante një karrocë me kokoshka, pranë Pallatit të Kongreseve.

Në videon e publikuar nga Nisma Thurje, duken 4 policët bashkiakë të cilët i sekuestrojnë karrocën e kokoshkave shitëses ambulante dhe kjo e fundit tepër e shqetësuar teksa shihte karrocën e saj të punës mbi karrotrecin e Bashkisë.

Pas publikimit te videos nuk ka vonuar edhe reagimi i vete Bashkise Tirane.

"Pas publikimit në media të një videoje, ku disa punonjës të Policisë Bashkiake shfaqen duke i sekuestruar karrocën një shitëseje ambulante, Kryeinspektori i Policisë Bashkiake të Tiranës ka pezulluar menjëherë nga detyra 4 inspektorët që ishin në detyrë, deri në sqarimin e plotë të ngjarjes në fjalë," thuhet ne reagimin e Bashkise.


  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit