'Vjen' LaCivita, Jenisheri largohet nga koalicioni i Sali Berishës

'Vjen' LaCivita, Jenisheri largohet nga koalicioni i Sali Berishës

Selami Jenishehri

Kryetari i Partisë së Pensionistëve, Selami Jenishehri, siç kishte deklaruar edhe më herët, ka braktisur koalicionin e Sali Berishës, “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

Tashmë, Jenishehri ka depozituar zyrtarisht kërkesën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Këtë të mërkurë në mëngjes me një video, Sali Berisha tha se Chris LaCivita po vjen në Tiranë bashkë me Fatmir Mediun, edhe pse në fakt ai nuk është dukur në skenë që prej 10 shkurtit. Në të njejtën ditë aleat i tij u largua nga koalicioni. 

“Ju lajmërojmë dhe kërkojmë që subjekti zgjedhor Partia Bashkimi Popullor i Pensionisteve Shqiptar heq dore nga pjesëmarrja në zgjedhjet e 11 Majit 2025, për Kuvendin e Shqipërisë, si subjekt zgjedhor dhe si pjese e koalicionit "Aleanca për Shqipërinë Madhështore" e regjistruar për zgjedhjet e 11 Majit 2025, ndërkohë që zgjedhjet e 11 Majit 2025 janë të paligjshme, të pavlefshme dhe madje antikushtetuese dhe nuk mund të mbahen, kur akoma nuk ka mbaruar shqyrtimi i gjithë ankimimit për zgjedhjet e 25 Prillit 2021 dhe kështu sipas Kodit Zgjedhor për zgjedhjet e 25 Prillit 2021, nuk mund të ndahen mandatet, pasi janë të paligjshme dhe në kundërshtim me Kodin Zgjedhor me të cilën mbajtën zgjedhjet e 25 Prillit 2021. Për sa me sipër zgjedhjet e 11 Majit 2025 bëhen te pakuptueshme (nul) të paligjshme dhe antikushtetuese dhe gjithsesi deri me 25 Prill 2025 nuk mund te kryhet asnjë veprim për zgjedhjet e 11 Majit 2025”, thuhet në kërkesë.

Më herët Jenishehri deklaroi se ishte gënjyer nga demokratët, të cilët e kishin thirrur për të firmosur koalicionin, por nuk e kishin përfshirë në listat e kandidatëve. Ish-aleati pretendoi se u mashtrua nga PD dhe akuzoi Berishën se ka hallin e SPAK pasi është i pandehur për korrupsion për aferën Partizani. 

Nga koalicioni me Berishën është larguar edhe partia Aleanca Maqedonase si dhe Aleanca Arbnore Kombëtare.

Kërkesa e Selami Jenishehrit

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Rama ironi me Berishën nga Athina: Më 11 maj bufi do të thotë fitore, më 13 maj do denoncojë vjedhjen më të madhe në histori të votave

Rama ironi me Berishën nga Athina: Më 11 maj bufi do të thotë fitore, më 13 maj do denoncojë vjedhjen më të madhe në histori të votave