Konfirmon ndarjen Seldi Qalliu: Është e vërtetë që unë dhe Mimoza nuk jemi më bashkë

Konfirmon ndarjen Seldi Qalliu: Është e vërtetë që unë dhe Mimoza nuk jemi më bashkë

Mimoza dhe Seldi

Për ndarjen e çiftit këngëtarë, Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra ka kohë që qarkullojnë thashetheme.

Mirëpo Seldi Qalliu në natën e parë të “Dance with Me” e ka pranuar ndarjen e tij me Mimozën.

Ku ai është pyetur nëse është akoma bashkë me Mimozën, Seldi citohet të ketë thënë: “Është e vërtetë që unë dhe Mimoza nuk jemi më bashkë”.

Kam respekt për Mimozën dhe familjen e saj për gjithë kohën e kaluar bashkë. Kështu paska qenë e shkruar.  

                  Seldi Qalliu

Pas romancës së filluar nga të dy të dashuruarit, Seldi dhe Mimoza u fejuan dhe pritej që të bënin hapin e madh, mirëpo duket që kjo nuk do të ndodhë.

Gjithashtu krahas afërsisë në jetën private, dy këngëtarët realizuan edhe disa projekte shumë të suksesshme edhe në jetën profesionale.

 “Dashni” dhe “Sa kujtime” janë këngët që u bënë hite nga Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin

VIDEO/ Liverpool marshon drejt trofeut, përmbys 3-1 Leicesterin