Vlorë/ Për 4 orë lidhi me litar çiftin dhe izoloi në kasolle fëmijët, në pranga 38-vjeçari! Denoncimi i familjarëve: Abuzoi seksualisht me 17-vjeçaren

Familja me 8 anëtarë në fshatin Brataj të Selenicës, Vlorë ka përjetuar tmerr pasi u mbajt peng për 4 orë nga 38-vjeçari Vitrin Çobaj, i cili hyri i armatosur në banesë për të vjedhur para. Megjithatë nuk hezitoi të kërcënonte fëmijët e të shfrytëzonte rastin për të abuzuar seksualisht me njërën prej tyre.

Çobaj, 38 vjeçar është arrestuar nga policia ndërsa rezulton me precedent të mëparshëm në fushën e vjedhjes. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur "Koria e Rigonit", në fshatin Brataj.

Çobaj hyri me dhunë në banesën e çiftit të bashkëshortëve të identifikuar si Y. F., 41 vjeçe dhe F. F., 47 vjeç (invalid) së bashku me 6 fëmijët e mitur. Ai mbajti peng për 4 orë familjen ndërsa gjatë kohës që ka qëndruar në banesë dyshohet se ka ngacmuar seksualisht 47-vjeçaren si dhe tre vajzat e saj të mitura, thuhet në njoftimin e policisë.

Por në dëshmitë tronditëse të familjarëve thuhet se autori abuzoi seksualisht me një vajzë 17-vjeçare që kishte probleme me shikimin. Kryefamiljari ka rrëfyer si ndodhi ngjarja duke treguar se atë e lidhi gruaja nën kërcënimin e armës së hajdutit, i cili më pas detyroi të shoqen të zhvishje, por nuk e përdhunoi. Pasi lidhi edhe gruan, shkoi në dhomën e fëmijëve.

Ai mori njërën prej vajzave, e çoi në kasolle dhe abuzoi me të dhe e kërcënoi se do ta vriste nëse do të reagonte. Vetëm një prej vajzave arriti t’i shpëtojë duarve të tij dhe kërcënimit të armës duke dalë në rrugë për të kërkuar ndihmë, tregoi xhaxhai.

“Jam njoftuar që vëllai e kanë lidhur, përdhunuar. Jam i demoralizuar, shqetësuar. Pedofili që ka kryer këto veprime të dënohet maksimalisht, unë nuk ia fal. Të gjithë i ka shpëtuar Armela. Në momentin që ka qenë nën kërcënimin e armës, Armela ka vrapuar ka shkuar në lagje dhe ka bërtitur fortë ndihmë ndihmë, ka shkuar edhe tek shoqja e bija e kryeplakut dhe ajo ka njoftuar kryeplakun dhe në kohë rekord kanë ardhur”, tha xhaxhai.

38-vjeçari që hyri me dhunë në banesë vodhi një sasi prej 36.900 lekësh.  Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një armë gjahu, një shumë parash dhe veshje të cilat autori dyshohet se i ka përdorur gjatë kryerjes së krimit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:02
E përdhunoi në kasolle, kërcënimi i hajdutit për 17-vjeçaren: Po u ndjeve, të vras me armë

 

38-vjeçari Vitrin Çobaj hyri në banesën e një familje me 8 anëtarë për të vjedhur para, por nuk hezitoi të kryente abuzime seksuale. Ai guxoi të përdhunonte vajzën 17-vjeçare që kishte probleme me shikimin dhe e kërcënoi se do e vriste nëse do bërtiste.

“Mbasi ka ikur motra më mori prej bluze dhe më çoi në kasolle bagëtish dhe më tha fillo zhvishu. Po u ndjeve më tha do të vras me armë. Më abuzoi. Kërkoj që ai të mos lirohet më nga burgu. Është hera e parë që ndodh, herë të tjera nuk kam parë. Kam probleme me shikimin, grupi i dytë, e verbër. Kam frikë”, tha 17-vjeçarja.

Ora 13:52
U lidh për 4 orë nga 38-vjeçari i maskuar, flet kryefamiljari: Kërkoj burgim të përjetshëm! I kërkoi gruas të zhvishej, nuk e përdhunoi

 

“Unë kërkoj nga drejtësia që ai të marrë burgim të përjetshëm”, kështu deklaroi kryefamiljari që u lidh për 4 orë nga 38-vjeçari Vitrin Çobaj, i cili u fut në banesë duke i kërcënuar me çifte.

Në dëshminë e tij shpreh se si ndodhi ngjarja e rëndë ndërsa pranon  se tentoi të përdhunojë gruan para syve të tij, por më pas abuzoi me të bijën.

“Rreth orës 6 të mëngjesit, kanë lehur qentë në perëndim të shtëpisë dhe kam dalë së bashku me bashkëshorten e djalin e madh. Bashkëshortja pa personin me maskë dhe më thirri. Kur kemi shkuar në banesë, personi me maskë të kuqe në kokë ishte futur në dhomën e fëmijëve. I tha bashkëshortes mblidhi fëmijët të mos shohin gjë dhe më thirri mua të ulem në tokë. U ula në tokë, i tha dhe bashkëshortes. Pasi ndenji 5 minuta, i tha më bëj një kafe.

I kërkoi dhe gërshërë dhe preu maskën në formën e buzëve se sytë i kishte të prera. E çoi kafen dhe i tha hajde provoje se mos më ke hedhur helm. E piu kafenë e hodhi filxhanin. Pas 20 minutash preu litarin dhe it ha bashkëshortes të më lidhë. Gruaja nën kërcënimin e armës më lidhi. Më pas lidhi bashkëshorten. Na shtriu në krevat të dyve dhe është marrë me fëmijët pastaj. Gruan tentoi ta përdhunonte, zhvishu i tha por nuk e përdhunoi.

Na ka vjedhur 350 mijë lekë në dollap, disa dokumenta dhe dy pasaporta të çupave. E kam njohur se ka ardhur një ditë më përpara si kasap me një çun nga Brati dhe ka sjell te banesa. Unë kam qenë në Vlorë dhe kur kam vajtur rreth orës 12:00 e kam gjetur në banesë dhe i thashë nuk të njoh. Ai më tha që kam qenë kur ka vdekur babai jot, nuk të njoh i thashë, jam nga Vajza më tha. Futi fëmijët në dhomë dhe i ka kërcënuar me thikë, të gjashtë fëmijët. U ka thënë gëk me gojë se do t’u masakroj me thikë. Unë kërkoj nga drejtësi a që ai të marrë burgim të përjetshëm dhe nuk kam për ta falur. Ka abuzuar seksualisht. Policia na erdhi në ndihmë, ka ardhur pas 25 minutash pasi jemi 35 kilometër larg”, tha babai.

Ora 13:20
Vlorë/ 38-vjeçari i maskuar hyri me çifte në banesë, denoncimi i familjarëve: Abuzoi seksualisht me 17-vjeçaren

1658056570_Screenshot1.jpg

38-vjeçari Vitrin Çobaj që lidhi çiftin dhe izoloi fëmijët kishte vendosur maskë të kuqe kur hyri në banesë ndërsa mbante në dorë një armë çifte, me të cilën kërcënoi familjen në fshatin Brataj, Selenicë.

Mësohet se ka tentuar të përdhunojë nënën e 6 fëmijëve, por familjarët dënoncojnë se përdhunoi vajzën 17 vjeçare që kishte probleme me shikimin. 38-vjeçari shkoi në fshatin e tyre një ditë më parë dhe abuzoi me një nga vajzat.

Ai futi të gjithë fëmijët në kasolle dhe abuzoi me një nga vajzat. Vetëm vajza e madhe arriti të shpëtojë nga duart e tij pasi doli duke kërkuar ndihmë në lagje.

S.C/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetar vlore: 17/07/2022 17:01

    Fshatar i mutit vajza brataj ju qifsha motrat se dhe qyetin e proshet qe kur erdhet ju qifsha rropt ske i respekt as per bashkfshataret tuaj veni i vidhni dhe i perdhunoni prishet qytetin rropqirra sa erdhet ju ky moterqiri do vrare dhe do hedhur ne acid qe dhe kocka ti bhet pluhur

    Përgjigju
  • labi: 17/07/2022 14:34

    DO paguaj avokat te plepave dhe gjyqtare kriminele dhe rrezik do dale i pafajshem Kjo eshte drejtesia qe themeloi krimineli i vicidollit sali sheqere karaxhic

    Përgjigju
  • Anonim: 17/07/2022 14:22

    Vini denimin me vdekje

    Përgjigju
  • Nini: 17/07/2022 14:22

    Hajduti vjedh e iken. Ky eshte me te meta mendore.

    Përgjigju
  • Kajot: 17/07/2022 13:31

    Po te ishte nga veriu ky do te plasnin komentet ???? por jo ???? sepse ne jug prostitucioni dhe kervelliku eshte legalizuar ????

    Përgjigju
    • Bingo: 17/07/2022 18:55

      Ketej nga jugu deri me sot vetem maloket tuaja punojne ne strip dhe trotuar

    • Mario: 17/07/2022 17:58

      Boll o trap, nje mut jane si nga veriu dhe nga jugu kriminelet, mos te flasim pastaj per prostitucionin.

  • Anisa: 17/07/2022 12:59

    KA FAJ GJYKATA QE E LIRON PLEHRA TE TILLA DUHEN NE BURG PA DAL ME TE NGORDHIN SI QEN ATJE BRENDA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë