Selfie mbi trupin e pajetë të Pele, 'kryqëzohet' Gianni Infantino

Selfie mbi trupin e pajetë të Pele, 'kryqëzohet' Gianni Infantino

Gianni Infantino

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino është "kryqëzuar" në rrjetet sociale pas një foto selfie mbi trupin e pajetë të legjendës së futbollit, Pele. Në homazhet për nder të "Mbretit të Futbollit", Infantino është kapur nga kamerat duke bërë foto pranë arkmortit me trupin e Pele.

Një gjë e tillë është parë e paarsyeshme nga tifozët, që kanë shrfyrë në rrjetet sociale për një moment të tillë. Pasi tregoi se në nder të Pele në çdo shtet duket të ketë një stadium me emrin e tij, Infantino është në qendër të akuzave pas veprimit të bërë.

Kujtojmë se në 29 dhjetorin e 2022 Pele u nda nga jetë në moshën 82-vjeçare pas problemeve shëndetësore, me ceremoninë mortore që do përfundojë sot, teksa në Brazil u vendosën 3 ditë zie.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja