Selfie, muhabet, video gazmore e
Facebook...Jemi në Kuvend! /Video

Selfie, muhabet, video gazmore e<br />Facebook...Jemi në Kuvend! /Video
TIRANE - Kartonët përmes të cilëve deputetët shqiptarë shprehin vullnetin e tyre me votë për ligje të rëndësishme që miratohen gjatë seancave plenare, janë thjesht sa për formalizëm mbi tavolinën e tyre, pasi cka tërheq vëmendjen e plotë të tyre, janë celularët.
 
Disa deputetë zgjedhin të "studiojnë" se çfarë ndodh në Facebook me miqtë e tyre virtual, ligjvënës të tjerë, e kryesisht gra, bëjnë "selfie" për t'i postuar sërish në rrjetet sociale, të tjere bëjnë muhabet, zhvillojnë telefonata, shohin mesazhe...por dinë edhe si ta argëtojnë veten me video gazmore!
 
Një mori situatash këto të shënuara gjatë seancës plenare të së enjtes (18 janar) në Kuvendin e Shqipërisë, aty ku pas debateve të gjata që si çdo radhë dalin jashtë rendit të ditës, u miratuan ligje shumë të rëndësishme për të ardhmen e shqiptarëve, siç ishte ai për regjistrimin e adresave të emigrantëve.
 
Deputetja e PS Ledi Shamko është filmuar nga operatori i Report TV Dean Anadolli, teksa bën selfie bashkë me një kolegen e saj të ulur përbri, teksa kujdeset që fotografia të dalë sa më mirë duke rregulluar edhe flokët.

Eduard Ndocaj, deputeti më i ri i Kuvendit, si gjithmonë suprizues! Deputeti lezhjan është fokusuar nga kamera e Report TV teksa lundron në Facebook, në profilin e tij zyrtar, ku nuk ngurron të bëjë edhe ndonjë "share" dhe "like". Ajo që bezdis Ndocaj, është opsioni "Rotate" që deputeti ka lënë të aktivizuar, ku duket teksa "vuan" paksa kur faqja e Facebook-ut i ndryshon shpesh pozicion herë vertikal e herë horizontal.
 
Më mbresëlënës është grupi i Fidel Yllit. Së bashku me dy kolegë deputetë të tjerë, Eduard Bejko e Vladimir Kosta, shohin një video gazmore, e cila i shkakton mjaft të qeshura. Një grua e bëshme shfaqet në ekran...por historia e saj mbetet "mister"...
 
Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri është kapur "mat" duke folur qetësisht në telefon, e duke u munduar të "kamuflohet" duke vënë dorën që mos ti lexohen fjalët. Në fakt bisedat në telefon nuk është më një gjë e re në Kuvendin shqiptar.
 
Demokrati Oerd Bylykbashi është çuar nga vendi ku ulet dhe mban me muhabet socialistët, Gramoz Rucin, Taulant Ballen dhe Pandeli Majkon.
 
Erjon Brace konsumon një bisedë të shpejtë me Tom Doshi, prania e të cilit është e rrallë gjatë seancave plenare.
 
Një tjetër deputete duket mjaft e përqendruar mbi mesazhet që ka marrë në telefon, disa prej të cilave nuk i kanë lënë shije të mirë, ndaj i selekton për t'i fshirë. 

Kjo e enjte e gjatë pune, përkoi dhe me ditëlindjen e ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj. Krahas urimit kolegu Majko ka zbuluar dhe vitet që mbush, 48 vjeç.
 
E gjithçka ndodh ndërsa kolegët deputetë mbajnë fjalë në aolën e Kuvendit duke i sqaruar shqiptarëve rëndësinë e ligjeve që do votohen!...Por që siç është kthyer në një traditë të shëmtuar tashmë, në seanca plenare rrallë ndodh të diskutohet për projektligje!

parlament blobe

parlament blobe

doshi

hafizi
 FOTO

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘TIMS’/ Miratohet vetëm raporti i mazhorancës, PS nuk e shpërndan për mediat! Ende nuk është gati

‘TIMS’/ Miratohet vetëm raporti i mazhorancës, PS nuk e shpërndan për mediat! Ende nuk është gati