Një burrë australian dhe e dashura britanike kanë gjetur vdekjen pasi u rrëzuan nga një mur prej 30 metrash ndërkohë që po bënin selfie.
Ato u gjetën të vdekur në mjë plazh të njohur për surfing në Portugali.
Michael Kearns 33 vjeç po pushonte me partneren e tij Louise Benson 37 vjeçe dhe supozohet se çifti ranë nga 30 metra pasi kishin bërë një selfie, pasi mendohet se kishin humbur ekuilibrin në mëngjesin e së martes.
Policia beson se atyre u kishte rënë telefoni dhe u përpoqën ta rimerrnin, por humbën ekuilibrin.
Siç thuhet më tej, çifti ishin nisur nga Australia në janar për të udhëtuar nëpër botë dhe kishte marrë pjesë në martesën e një miku në Portugali, vetëm disa javë më parë.