Selia rozë në "heshtje", përfundon
mbledhja e PS me koordinatorët

Selia rozë në mbledhja e PS me koordinatorët">
TIRANE- Ka përfunduar pas rreth 3 orësh mbledhja me grupin organizativ për fushatën e zgjedhjeve 2017 në selinë e Partisë Socialiste. Në mbledhjen e koordinatorëve të fushatës u raportuan konstatimet për strukturat e PS në 6 rajone të vendit ndërkohë që kryeministri Rama nuk deklaroi të ketë shtyrje të kongresit të partisë ashtu sikurse deputeti Kokëdhima dhe të tjerë kishin propozuar.

Pas daljes nga selia asnjë nga deputetët nuk kështë pronocuar për mediat dhe nuk dihet ende asnjë detaj i diskutuar.Mbledhja ka nisur rreth orës 18:00 të mbrëmjes së të premtes dhe ka përfunduar rreth orës 21:30

Shtyrja e kongresit
Grupi i punës në Partinë Socialiste do të diskutojë sot mbi propozimin e dhënë për shtyrjen e Kongresit për me dy muaj. Në këtë mbledhje duket se koordinatorët do të ndajnë vendimin nëse do të mbështesin propozimin e bërë nga Koço Kokëdhima për shtyrjen e Kongresit me dy muaj, apo do të jenë në krah të Gramoz Ruçit i cili kërkon respektimin e vendimit të asamblesë.

Ndërkohë ministra dhe deputetë janë rreshtuar dje kundër propozimit të deputetit Koço Kokëdhima për shtyrjen e Kongresit të Partisë Socialiste. Të pyetur nga media, të gjithë mbajtën qëndrimi se nuk ka asnjë arsye që vendimi i Asamblesë të shkelet, duke thënë se Kongresi Zgjedhor i PS-së, do të mbahet në janar.

Ditmir Bushati:“Asambleja Kombëtare ka marrë vendimin për këtë çështje dhe besoj se çdo gjë do të jetë në përputhje me parashikimet”.

Lindita Nikolla: “Partia Socialiste po punon fort me gjithçka që ka të bëjë me organizimin e brendshëm dhe një kontakt të ri për hapjen e saj, për zgjerimin e radhëve të saj përmes anëtarësimeve të reja. Është një proces, ku e rëndësishme është të jetë i vërtetë dhe i tillë është. Ne do të respektojmë të gjithë vendimmarrjen e strukturave të PS-së. A do të mbahet në janar? Di që po punohet fort dhe me seriozitet”.

Gramoz Ruçi: “Ua kemi dhënë përgjigjen në korrik gjatë Asamblesë Kombëtare, kështu që s’ka përgjigje tjetër për këtë. Asambleja socialiste ka vendosur të gjithë axhendën politike dhe organizative për fushatën e zgjedhjeve të Partisë Socialiste. Të tjerat janë telenovela gazetash”.

Bashkim Fino: “Ide, mendime mund të ketë plot gjatë kohës që bëhen përgatitjet për Kongresin, po vendimmarrjen kryesore serioze statutore le të themi e ka vetëm Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste. Ajo e vendosi, do bëhet në janar. Ajo ka të drejtën për arsye nga më të ndryshmet nëse ka arsye objektive ta shtyjë. Unë mendoj se nuk ka arsye për t’u shtyrë”.

Namik Kopliku: “Nuk shoh asnjë arsye që Kongresi të shtyhet”

Ervin Bushati: “Qytetarët duhet të jenë më shumë të interesuar sesi po qeveriset, çfarë propozimesh kemi dhe si mund të përmirësohet gjithçka në lidhje me qeverisjen e sotme. Mënyra sesi funksionon partia mendoj se është thjesht një çështje e brendshme e partisë”.

Dashamir Peza: “Nuk e di se çfarë ka thënë zoti Kokëdhima. Ne jemi mësuar që ndodh shpesh herë që janë zhurma mediatike por mund t’iu them në atë që unë perceptoj në Partinë Socialiste, nuk shikoj se ka arsye objektive ose njerëz të cilët kërkojnë që të shtyhet”.

Olta Xhaçka: “Për herë të parë, gratë do të përfaqësohen me 50% si delegate në Kongresin e partisë. Partia Socialiste do të përfitojë shumë, ashtu sikurse dhe shoqëria shqiptare, nga kjo risi e Partisë Socialiste për një përfaqësim më të mirë të grave. Kongresi do të jetë një moment shumë i rëndësishëm”.

Alfred Peza: “Partia Socialiste është një Parti Demokratike ku mendimet e individëve kanë po aq vlerë sa ç’kanë mendimet edhe të lidershipit edhe të drejtuesve të forumeve të ndryshme. Si mund të ndikojë Koçua te përçarja e partisë se bën një propozim? Propozimi është i pafajshëm”.

Anastas Angjeli: ”Shoh që amplifikoni gjëra që  nuk kanë ndonjë bazë. S’ka si t’iu shkojë në mend që mund të ketë shtyrje të kongresit”.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 23Tetor 2015

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Dilni nga shtëpia  ju presin emocione të reja... Çfarë thonë yjet për ju sot

Dilni nga shtëpia ju presin emocione të reja... Çfarë thonë yjet për ju sot