Me kangjellat e mbyllura dhe e kyçur me zinxhir, kjo është pamja e selisë së PD në Shkodër këtë të enjte.
Kjo situatë është denoncuar nga një nga anëtarët e kryesisë së PD, Ervin Gjini, i cili i ka bërë thirrje kryetarit të degës së PD-së në Shkodër, Xhevdet Amuli të “distancohet nga kjo lajthitje” pasi dega nuk është pronë private.
Ai e cilësoi këtë veprim si përcarjen më të madhe që po induktohet nga ish-kryetari i dhe deputeti Lulzim Basha, siuc e quajti ai.
Nuk dihet nëse selia është mbyllur për të mos lejuar referendumin e 18 Dhjetorit që është paralajmëruar nga mbështetësit e Sali Berishes
"Dëshpërimi që ka kapluar pseudotolerantat dhe gjithëpërfshirësit Bashistë shprehet mirë në aksionin e mbylljes me zinxhirë të degës së PD-së Shkodër. I bëj thirrje kryetarit të degës z. Xhevdet Amuli të distancohet nga kjo lajthitje pasi dega nuk është pronë private. Kjo është përçarja më e madhe që po induktohet nga ish kryetari dhe deputeti Lulzim Basha. Turp!", shkruan Gjini.
Lajmi kryesor: