TIRANË- “Korrupsioni dhe gratë”, është tema e një seminari që po zhvillohet në hotel ‘Tirana’ që synon të tregojë përmasat se sa gratë janë të prekura nga korrupsioni.
Seminari u organizua në kuadër të programit të përbashkët midis qeverisë, OKB-së dhe Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin.
Seminari ka prekur edhe pika të tjera, si përfaqësimi i grave, çështja e barazisë sa të mbrojtura janë ato etj.
Bardhylka Kospiri, zv/ministre e Punës dhe Mirëqenies Sociale e vuri theksin tek marrja e masave kundër këtij fenomeni.
Ndërsa Përfaqësuesja e Përhershme e Kombeve të Bashkuara në Tirane Znj. Benjelloun e vuri theksin edhe tek përfaqësimi i grave në të gjitha instancat drejtuese të vendit.
“Gratë janë të përfaqësuara dobët në shoqëri dhe zëri i tyre nuk dëgjohet. Ato janë më të ekspozuara ndaj kërkesës për ryshfete”m u shpreh Përfaqësuesja e OKB-së në Tiranë.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com