Pavarësisht se konkurrenca është mjaft e madhe për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump ka ‘harruar’ për disa momente garën duke i uruar shërim të shpejtë kandidates demokrate Hillary Clinton pas zbulimit të sëmundjes së saj me pneumoni.
“Shpresoj të shërohet shpejt dhe të rikthehet sa më shpejt në detyrë dhe ta shohin debatin e ardhshëm” deklaroi republikani për mediat.
Pas diagnostikimit të Hillary Clinton me pneumoni, edhe kandidati republikan Donald Trump do të bëjë publike detajet mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Mjeku personal i 68-vjeçares tha se ajo vuan nga pneumonia dhe kjo ishte arsyeja përse u ndje keq në ceremoninë përkujtimore të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 15 vite më parë në Nju Jork.
Mediat amerikanë kanë nisur të flasin për skenarë të ndryshëm pasi sipas tyrë një pneumoni në moshën 69-vjecare mund të sjellë ndërlikime.
Në këtë pikë skenarët janë dy e para zgjidhet kandidati i dytë që mori më shumë vota pra Bernie Sanders por pak e realizueshme dhe e dyta të kandidohen persona që mund të përballojnë kandidatin Trump si zv. presidenti Joe Biden.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com