Sëmundja e rrallë e Anës 4-vjeçare
Prindërit: Operacionet kushtojnë
"

Sëmundja e rrallë e Anës 4-vjeçare<br />Prindërit: Operacionet kushtojnë<br />
TIRANE - Ana Vladi është një vajzë e vogël 4 vjeç. Ajo vuan nga një sëmundje e rrallë, në fundin e shpinës së saj ka një nishan me qime, nishan ky që ndikon shumë në zhvillimin saj. Për të hequr këtë nishan Anës i duhet të bëjë tre operacione jashtë shtetit. Kurse prindërit e saj nuk kanë mundësi financiare, pasi opercion kushton shumë, për ketë ata japi apel për ndihëm.

Ajo mund të konsiderohet një rast i rrallë në mjekësi. Aq sa mjekët shqiptarë janë dorëzuar para sëmundjes që po i kushtëzon jetën vogëlushes, ndërsa prindërit i kanë drejtuar sytë te specialistët jashtë vendit. Ana është një ezmere e bukur vetëm katër vjeçe, por që prej vitesh është bërë një paciente e rregullt e spitaleve. Ka një sëmundje të rrallë. Ana e vogël ka linduar me një nishan në fund të kurrizit, nishan i cili i rritet vazhdimisht dhe tashmë është sa një kokërr molle e madhe.

E ëma e ka kuptuar se ky nishan ishte ndryshe, kur Ana ishte vetëm 8 muajshe, ndërsa tashmë ai jo vetëm që ka marrë një përmasë tejet të madhe, por është mbuluar me qime të gjata, të zeza, të shpeshta dhe që rriten më një shpejtësi marramendëse. Por jo vetëm kaq. Nishani ka filluar të japë ndikimin negativ në shëndetin e vogëlushes, ajo ka filluar të mos eci mirë, pasi njëra nga këmbët i është shkurtuar.
 
MJEKËT
 
Mjekët në vendin tonë prindërve të Anës, nuk i japin garanci, pasi rrezikon të mbetet e paralizuar për gjithë jetën. Ndërsa ata e kanë sorrollatur prindërit e Anës, sa te njëri te tjetri. “Kam shkuar te spitali Ushtarak i bëra grafi, më tha nuk ka gjë nga këmba, i thash po asaj po i shkurtohet, se ka edhe një nishan. Por ai më tha nuk ka shkollë për atë punë, unë garanci të jap për këmbën. Ndërsa te ai për palcën që shkova, më tha nuk marr vesh për kockat“ rrëfen Zamira. Ajo thotë se mjekët i kanë thënë se sëmundja që ka Ana quhet spina bifida.

Një sorrollatje kjo jo vetëm në këtë rast, ku fare mirë mjekët sëbashku mund t’i jepnin një zgjidhje sëmundjes së vogëlushes. “Për herë të parë kemi shkuar te mjeku kur goca ishte 8 mujësh, sepse atëherë e konstatova që vajza kishte diçka në fundë të shpinës. Kur shkova në spital mjekët me thanë që nuk ka gjë, por do shohim si do vazhdojë, dhe i bënë rezonacën” tregon nëna e vogëlushes. Ajo më tej tregon se vajzës gjithmonë vazhdonin t’i rriteshin qimet dhe t’i zmadhohej nishani “Që prej asaj kohe janë bërë tre vjet dhe asaj vazhdon t’i rriten qimet te pjesa e fundit të shpinës.

Ai filloi t’i zmadhohej, po unë po vija re diçka që goca nuk ecte as mirë dhe një këmbë e ka më të shkurtër se tjetra” tregon 25 vjeçarja. Ajo me shpresë se Ana nuk do të ketë më probleme shkon sërisht te mjeku “Kur e çova përsëri të doktori, ai më tha që unë nuk e marr përsipër, dhe nuk kam shumë shpresë. Ti e vendos vetë më tha nëse do ta operosh apo jo, po vajza ndoshta mbetet e paralizuar gjithë jetën, nga qimet kur t’i pastrohen” rrëfen nëna e Anës.
 
OPERACIONI
 
Prindërit e vogëlushes janë drejtuar te mjekët e huaj, të cilët i kanë dhënë shumë shpresa, por që Ana mos të ketë asnjë problem, i duhet të bëjë tre operacione. Mundësia e prindërve të Anës për të përballuar shpenzimet e operacionit janë zero, pasi në familjen e tyre punon vetëm Afrim Vladi, babai i Anës. Zamira Vladi duke luftuar për shëndetin dhe jetën e vajzës së saj, nëpërmjet disa shoqatave humanitare, kontakton me disa mjekë turk të cilët i dhanë shpresë që nëse ndërhyrja kirurgjikale bëhet në kohë, shëndeti i vajzës do të normalizohet.

Por për këtë ndërhyrje dhe për këtë transport, familja Vladi nuk ka mundësi financiare.”Nga që mjekët nuk më dhanë shumë shpresa, unë i çova të gjitha letrat nga një shoqatë, jashtë shtetit. Pasi ata i dërguan letrat në disa vende, më thanë që duhet të bëhen edhe dy operacione të tjera veç atij të pastrimit të qimeve. Një do jetë për kockat dhe një do jetë për shkurtimin e këmbës. Por që ishte më lirë dhe që bëhej operacioni ishte edhe në Tuqi” tregon nëna e 4 vjeçares.

“Por për të bërë këtë operacion duhen shumë lekë gati 45 mijë euro, se janë tre operacione dhe do qëndrohet për një kohë të gjatë në spital . Ne nuk kemi kaq lekë sepse 45 mijë euro ku ti gjejmë. Unë jam pa punë, burri herë në punë dhe herë pa punë ne jemi tre persona në familje. Ne nuk e përballojmë dot” rrefen Zamira Vladi. Familja Vladi e cila jeton në Kamëz, në një shtëpi të thjeshtë ku antarët e së cilës jetojnë vetëm me rrogën minimale të kryefamiljarit. Ata i bëjnë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë për ti dhënë një mundësi kurimi vajzës 4-vjeçare.
 
LLOGARIT BANKARE
 
Për të gjithë ata që duan të kontribuojnë për operacionin e Anës, familjarët kanë vendosur edhe një numër llogarie në Raiffaisën Bankë që është: 0000144534, në euro. Ndërsa në lekë llogaria është: 162021137.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 27.07.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Arbëreshët e Italisë presin Spiropalin, kryetarja e Kuvendit vishet me kostumin tradicional në përurimin e statujës së Skënderbeut

Arbëreshët e Italisë presin Spiropalin, kryetarja e Kuvendit vishet me kostumin tradicional në përurimin e statujës së Skënderbeut