TIRANE – Ndahet nga jeta mjeshtri i madh i humorit, Veli Rada, mëngjesin e kësaj të shtune. Aktori i mirënjohur i humorit shqiptar ndërroi jetë në moshën 72-vjeçare ndërsa prej një muaji e gjysmë vuante nga një sëmundje e rëndë. Familjarë, miq, të afërm, koleg e artistë, figura të politikës, zhvilluan homazhe në teatrin Metropol në nder të figurës së Veli Radës.
Edhe presidenti Nishani dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të artistit të madh.
Në një mesazh publik Nishani deklaron se Velia është humbje e madhe për kulturën shqiptare dhe veçanërisht për gjininë e humorit që ushtronte artisti. Ndersa Basha shkruan në Facebook se Shqipëria ka humbur jo vetëm një artist të madh, por një komentator, demokrat, një tiranas që nuk rreshti kurrë se dhuruari kurajo dhe optimizëm për njerëzit.
Rada ishte aktor profesionist i Estradës së Tiranës, ndërsa ka komentuar edhe ndeshjet sportive tek Radio Tirana. Në vitin 2013 i mirënjohuri i humorit u nderua nga Bashkia e Tiranës me titullin “Mirënjohja e kryeqytetit” si dhe nga Presidenti i Republikës “Mjeshtër i Madh”.
Ai ka studiuar në Institutin e Lartë të Artëve në vitet 1972-1975 në degën e aktrimit dhe menjëherë pas studimeve, u bë anëtar i Teatrit të Estradës së Tiranës, ku vazhdoi të punojë për 35 vjet.
/Shqiptarja.com