Sëmundjet e kockave, specialisti Ylli Merja në Report Tv: Nga artriti tek osteoporoza, ja si t’i kuroni me bimë medicinale

Kockat tona janë ato që ruajnë disa organe të trupit tonë realizojnë lëvizjen, depozitojnë minerale dhe mbajnë në vetvete të ashtuquajturën palcën e kockës vendi ku prodhohen qelizat e gjakut. Shpesh kockat preken nga një sërë sëmundjet si osteoporoza dhe artriti që duket se janë më të përhapurat. Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” në rubrikën “Bima dhe Shëndeti”, mjeku popullor Ylli Merja ndau disa nga sëmundjet krysore që prekin kockat dhe shpjegoi shkaktarët e tyre:

- Osteoporoza nxitet nga estrogjeni i ulët dhe korzitonikët e shumtë

- Artriti inflamacion i kyçeve

- Osteoartriti: Kur grila (shtresa) që mbron skajet e kockave konsumohet gradualisht

- Artriti Reumatoid – Trupi prodhon substance kimike që shkatërron sipërfaqet e kockave

- Artriti post-traumatik krijohet nga dëmtimi i sipërfaqeve të kockave pas fraktrurave

-Artriti Septik- Infeksion i një ose disa vatrave nga mikroorganizma të ndryshme që shoqërohet me enjtje dhe skuqje

- Artriti psoriatik- Jep dhimbje në çdo nyje

- Artriti përdhes- Shfaqet me rritjen e aciditetit urik në gjak. Prek më shumë meshkujt pas të pesëdhjetave.

- Artriti Lyme- shkaktohet nga bakteri LYME Borreliosis i cili mund të transmetohet nga pickimi i rriqes së fortë

- Artriti idiopatik i të miturve- shkaktar i infeksioneve të bajameve, veshkave dhe kalimit në kyçe

Ndonjëherë bëhet e vështirë diagnostimi me sëmundjet e ndryshme që prekin kockat. Specialisti I bimëve Ylli Merja u shpreh se ka disa simptoma kryesore për dhimbjet e kockave si:

Vështirësi në ecje ose ulje dhe ngritje, kërcitje kockash gjatë ulje ngritjeve, ngurtësimi i një gjymtyre në ecje, dhimbje deri në lëndim të kockës, nyje të deformuara ose të skuqura.

Ndër të tjera ai u ndal edhe artriti, si një ndër sëmundjet e kockave më të përhapura. Ylli Merja tregoi se cilat janë shkaqet e artritit:

 Keqpërdorimi i trupit të njeriut, deformim qafe, deforim bel, lakimi i këmbëve, obeziteti, lëndime të kyçeve, punimi dhe qëndrimi në ujë, virozat e stinës.

Si gjithmonë ai këshilloi trajtimin alternativ përmes bimëve medicinale:

 -Vendosja e maskave në kyçet: uthull, qepë, lakër, vezë

- Masazhet me ekstrakte bimore dhe vajrat bimorë

- Çajrat me bimë si hithra, urthi, ekualipsi, rozmarina, dafina etj

- Frutat si stika, bajame, lajthia, fara kungulli  ose ‘osteomeri’ një përzierje frutash

- Lakra e egër dhe perimet

Ndërsa sygjeroi këto dy receta të thjeshta që mund t’i realizoni vet në kushte shtëpie që do t’ju ndihmojnë për të kaluar lehtësisht dhimbjet që shkaktojnë sëmundjet e kockave:

Një mëngjes që forcon kockat: 1 gotë kos, 3 lugë supe musli, 1 lugë çaji osteomer, 1 lugë supe boronicë dh 20 fije shafran

Lëng kockash me shumë kripëra minerale: Në 4 litra ujë zieni 2.5-3 orë 2 këmbë viçi ose lope ose 4  këmbë derri. Kullojeni lëngun dhe lëreni të mpikset. Heqim yndyrën e ngrirë përsipër dhe e konsumoni  çdo ditë nga 200 ml lëng plot kolagjen, kalcium, magnez, zink.

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbyllja e TikTok, drejtoresha e Agjencisë së Inovacionit në Report Tv: Algoritmi i kësaj platforme krijon varësi! Duhen përdorur teknologji të shëndetshme

Mbyllja e TikTok, drejtoresha e Agjencisë së Inovacionit në Report Tv: Algoritmi i kësaj platforme krijon varësi! Duhen përdorur teknologji të shëndetshme