Tenori shqiptar me famë botërore, Saimir Pirgu, ka njoftuar të gjithë artdashësit se si pasojë e një bronkiti akut, nuk mund të jetë i pranishëm në premierën e operës “Die Fledermaus” që do të shfaqet me 31 mars, 1,2, dhe 3 prill në Tiranë.
Me keqardhje ju njoftoj se për shkak të një Bronkiti Aku dhe me konsultën e stafit mjekësor në Tokio, nuk mund të jem mes jush për operan “Die Fledermaus” ku kisha nderin të isha i ftuar. Me vjen jashtëzakonisht keq që nuk do të mund të këndoj përpara jush, dhe ju kërkoj ndjesë nga Zemra duke ju premtuar se së shpejti do të rikthehem tek ju. Urimet më të mira për shfaqjet gjithë trupës së TKOB, kolegëve të mi, mjeshtrave të Korit dhe Orkestrës, Regjisorit Renato Zanella dhe dirigjentit Lazlo Gyuker. Suksese të gjithëve.
Postimi i Saimir Pirgut
Tenori me famë botërore Saimir Pirgu edhe pse nuk kishte rol në këtë vepër ishte i ftuar dhe ishte parashikuar të këndonte tri arie që nuk kanë lidhje me operetën. “Lakuriqi i natës” do të ngjitet në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit nga koreografi dhe regjisori i njohur italian Renato Zanella.
Këtë vepër të kompozuar nga Johann Strauss II, regjisori Zanella do ta vesh me elementë shqiptarë. Premiera ngjitet në skenë për të kujtuar 100 vjet të marrëdhënieve historike të Shqipërisë me Austrinë.