Senati Akademik i Universitetit të Sporteve Tiranë, i ka dërguar një letër ankimimi Ministrit të Arsimit Myqerem Tafaj. Ku i kërkojnë këtij të fundit të ndërpresë procesin zgjedhor për zgjedhjen e Rektorit, pasi ai është një proces i paligjshëm. Kjo letër vjen pas një shkrese në 10 prill 2013 ku Ministri i Arsimit ka kërkuar zbatimin e urdhrit të 21 janarit të 2012 për zhvillimin e zgjedhjeve për organin dhe autoritetin drejtues të UST.
Kjo shkresë ka ardhur pas vendimit të Gjykatës së Apelit, ku më 9 prill ka vendosur që në këtë universitet të zhvillohen zgjedhjet. “Në 15 prill 2013 në UST u zhvilluar mbledhja , ku senati akademik ka kërkuar një kopje të rregullores së zgjedhjeve e miratuar më parë nga Senati si dhe vendimin e Gjykatës së Apelit, mbi bazën e të cilit do të bëheshin ndryshimet e rregullores për këto zgjedhje dhe miratimi i saj.
Meqenëse këto dokumente nuk u paraqitën , mbledhja u shty për në 16 prill 2013, ku rektori paraqiti një Rregullore të firmosur në 12 prill të 2013, në të cilin ishin bërë ndryshimet që kishte vendosur Gjykata e Apelit.
Ligji për Arsimin e lartë shprehet qartazi se hartimi dhe miratimi i Rregullores është kompetencë e Senatit Akademik, prandaj ky veprim i rektorit është gjithashtu në shkelje të ligjit te tij” shkruhet në letër. Ndërsa në mbledhjen e zhvilluar në datë 17 prill shkruhet në letër morën pjesë 8 anëtarë nga 9 me të drejtë vote.
Gjatë zhvillimit të kësaj mbledhje 4 anëtarë janë larguar, dhe rregullorja është miratuar me 4 nga 9 të mundshëm. Sejfulla Shtëpani, anëtar i Senatit të UST shprehet për këtë problem “MASH dha Urdhrin e Zhvillimit të zgjedhjeve për datën 30 prill 2013, pas një odiseje që filloi më 20 janar të 2012, kur për të gjitha universitetet e Republikës së Shqipërisë, data e zhvillimit të zgjedhjeve të rregullta ishte urdhëruar të ishte data 20 janar 2012.
Po për Sportet, po ky ministër pezullon këtë të dytën derisa Rektorit, ti jepej së fundmi e drejta që të kandidojë me vendimin e Gjykatës së Apelit të datës 9 prill 2013, edhe pse del në pension në mes të mandatit të tij, duke barazvlerësuar të drejtën e tij “kushtetuese” me të drejtën e më shumë se 80 anëtarëve të personelit akademik të UST për të pasur një proces zgjedhor të njëkohshëm me universitetet e tjera , siç ligji e parashikon” shprehet Shtëpani.
Më tej anëtari i Senatit shprehet “Rektori nuk arriti të jetë njeri ligjor, pasi nuk miratoi as rregulloren e zgjedhjeve sipas kërkesës ligjore, po ashtu edhe Komisionimi Qendror Zgjedhor të Institucionit e Komisionin e Apelit, që sipas ligjit të arsimit të lartë dhe Rregullores së zgjedhjeve janë të paligjshëm sepse në këtë proces ishin vetëm katër anëtarë nga nëntë anëtar të Senatit”.
Më tej Sejfulla Shtëpani shprehet se gjatë periudhës së zgjedhjeve është bërë shkarkimi i përgjegjësve të departamentit. “Po në këtë periudhë në kundërshtim me ligjin është bërë edhe shkarkimi i Përgjegjësve të zgjedhur të Departamenteve për mendimin e tyre ndryshe, duke pasur me shkeljen tjetër të emërimit të Dekanëve, madje edhe pa tituj shkencorë” thotë anëtari i Senatit Akademik.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (26.04.2013)
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com