Senatorët amerikanë kërkojnë që Kosova dhe Serbia të pajtohen për planin e zbatimit të Marrëveshjes

Senatorët amerikanë kërkojnë që Kosova dhe Serbia të pajtohen për planin e zbatimit të Marrëveshjes

Senatorët amerikanë Chris Murphy, Jeanne Shaheen dhe Tom Tillis

Në një deklaratë të përbashkët, senatorët amerikanë të Nënkomitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë për Evropën dhe Bashkëpunimin Rajonal të Sigurisë, kërkuan nga liderët e Kosovës dhe Serbisë që të pajtohen për planin e zbatimit të Propozimit Evropian - Marrëveshjes drejt normalizimit mes dy vendeve.

Pas takimit të 27 shkurtit në Bruksel, përfaqësuesit e Bashkimi Evropian, thanë se edhe Kosova, edhe Serbia e kanë pranuar tekstin, siç e quajnë ata, marrëveshje bazë, dhe pritet në vazhdim të diskutohet për planin e zbatimit të saj. Senatorët, të cilët vizituan Kosovën dhe Serbinë në muajin prill të vitit të vitit të kaluar, uruan qeveritë e Serbisë dhe Kosovës për “arritjen e një marrëveshjeje të përkohshme për normalizimin e marrëdhënieve”. Marrëveshja pritet të zhbllokojë mundësitë për të dy vendet, duke përfshirë ndjekjen e rrugës së anëtarësimit në BE dhe integrimin ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor, thanë ata.

Kjo marrëveshje përfshin zotimin e Kosovës dhe Serbisë për t'i respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, si dhe përkushtimin e tyre për të mos e penguar njëra-tjetrën në proceset integruese. KOSTakimi midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nën ndërmjetësimin e zyrtarëve të lartë evropianë, Josep Borrell dhe Mirosllav Lajçak. Bruksel, 27 shkurt 2023. Çfarë pas pranimit të propozimit të BE-së?

Senatorët theksuan gjithashtu implikimet e rëndësishme të marrëveshjes për Ballkanin Perëndimor, ku "ndikimi rus kërkon të minojë unitetin transatlantik“.

“Marrëveshja dhe aneksi i zbatimit kanë implikime të rëndësishme për rajonin e Ballkanin Perëndimor, ku ne e dimë se [presidenti rus, Vladimir] Putini po kërkon të minojë unitetin transatlantik dhe të zgjerojë ndikimin rus”, thuhet në deklaratë.

Ky grup i senatorëve, i përbërë nga demokratët dhe republikanët Jeanne Shaheen dhe Pete Ricketts – që janë në krye të Nënkomitetit - dhe senatorët Thom Tillis, Chris Murphy, Ron Johnson dhe Chris Van Hollen, u zotuan të punojnë me qeveritë e Kosovës dhe Serbisë “për të finalizuar aneksin e zbatimit dhe avancimin e prioriteteve që sjellin paqe, stabilitet dhe prosperitet në rajon“./REL

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar