Senatorët amerikanë: Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë zgjedhje të vështira

Senatorët amerikanë: Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë zgjedhje të vështira

Dy senatorët amerikanë, demokrati Chris Murphy dhe republikani, Ron Johnson, thanë të mërkurën në Prishtinë se Kosova dhe Serbia duhet të jenë të gatshme për zgjedhje të vështira në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Ata i bënë këto komente pas takimeve më udhëheqësit politik në Kosovë në kuadër të një vizite ne rajon.

Senatori Ron Johnson tha se rruga drejt paqes e sigurisë në Kosovë është përmes një qeverie që respekton sundimin e ligjit, të drejtat e pakicave dhe posaçërisht, duke siguruar një marrëveshje me Serbinë që është çelësi që hap mundësitë.

“Ne jemi këtu pikë së pari për të mbështetur qytetarët e rajonit, të Kosovës dhe Serbisë. Duam t’i shohim se do të kenë sukses”, tha ai

Senatori Chris Murphy tha se ka një marrëdhënie të posaçme që do të vazhdojë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës. Ai tha se Kosova ka një ardhmëri me një angazhim të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve tjerë perëndimorë që mund të jenë partner në suksesin ekonomik të saj. Por, tha ai, janë dy gjëra të domosdoshme për ringjalljen ekonomike.

“Së pari janë reformat e brendshme, përkushtimi ndaj sundimit të ligjit, përkushtimi ndaj reformës së sistemit arsimor. Por po ashtu përkushtimi ndaj bisedimeve me Serbinë. Kjo do të përfshijë zgjedhje të vështira këtu dhe në Beograd”, tha senatori Murphy duke nënvizuar se këto mesazhe do t’i transmetojnë edhe në Beograd ku do të takohen me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

“Presim që këto bisedime të jenë të kuptimplota dhe të frytshme. Dhe shpresojmë që të dyja palët do të kuptojnë se kërkohen sakrifica për të mundësuar normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet këtyre dy vendeve dhe që të dyja të jenë në gjendje të zhvillojnë ekonomitë e tyre”, tha ai.

Vizita e dy senatorëve në Ballkan ndodhë pak ditë pasi që sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo emëroi zëvendës ndihmësin e tij Mattheë Palmer si Përfaqësuesin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor. Emërimi i tij shihet si një dëshmi e përfshirjes më të madhe të Shteteve të Bashkuara në procesin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Zoti Palmer, tha në fillim të javës se qëllimi i tij është t'i kthejë Kosovën dhe Serbinë “në tryezën e bisedimeve sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të sigurojë një marrëveshje”. Ai ritheksoi dëshirën e Shteteve të Bashkuara që të shohin “njohjen e ndërsjellë si pikën qendrore të marrëveshjes”, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Bisedimet janë pezulluar që nga nëntori i vitit të kaluar kur Prishtina u vuri tarifa prej 100 për qind mallrave serbe në shenjë kundërshtimi ndaj fushatës së Beogradit kundër shtetësisë së Kosovës.

Normalizimi i marrëdhënieve është kusht për të dyja vendet që të integrohen në Bashkimin Evropian. Vazhdimi i këtyre bisedimeve mund të pritet pas zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, që mbahen më 6 tetor. Diplomatët shpresojnë që një qeveri e re të formohet shpejt pas këtyre zgjedhjeve dhe të rihapin bisedimet para se Serbia të hyjë në periudhën e zgjedhjeve që mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm./ VOA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK