Senatorët amerikanë takohen me Vuçiç: Sanksioni Rusinë! Presidenti serb: Prioriteti ynë, të përmirësojmë bashkëpunimin me SHBA-në

Senatorët amerikanë takohen me Vuçiç: Sanksioni Rusinë! Presidenti serb: Prioriteti ynë, të përmirësojmë bashkëpunimin me SHBA-në

Senatorët amerikanë Chris Murphy, Jeanne Shaheen dhe Tom Tillis, thanë se Serbia duhet të harmonizojë politikën e saj të jashtme me atë të Bashkimit Evropian.

Gjatë një konference për media në Beograd më 19 prill, ata theksuan se në këtë moment historik është e rëndësishme që të gjitha vendet demokratike në Evropë t'i dërgojnë një mesazh të qartë Rusisë dhe t'i kërkojnë llogari për veprimet e saj në Ukrainë.

Senatorja Jeanne Shaheen tha se në takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç kanë biseduar edhe për vendosjen e sanksioneve nga Serbia ndaj Rusisë.

“Ne folëm për këtë dhe jam i sigurt se do të vazhdojmë të flasim, mendoj se e kemi paraqitur qëndrimet tona”, tha senatorja.

Senatori Chris Murphy tha se ata i përcollën presidentit serb Vuçiq qëllimin e tyre për të ndërtuar një komunitet të vendeve demokratike që do të dënonte pushtimin rus të Ukrainës.

“Ne i kuptojmë lidhjet historike ndërmjet Serbisë dhe Rusisë. Ne vazhdojmë ta mbështesim Serbinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe qëndrojmë pranë popullit të Serbisë në këtë proces. Ne erdhëm në Serbi për të forcuar marrëdhëniet e mira që vendi ka me Shtetet e Bashkuara”, tha Murphy.

Duke folur për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, i cili ka ngecur, pasi që nga korriku i vitit 2021 nuk ka takime në nivel të lartë, senatori Murphy tha se ishte thellësisht i zhgënjyer që nuk kishte përparim në atë proces.

Vuçiç: Përmirësimi i bashkëpunimit me SHBA-në, prioritet i Serbisë

Ndërkaq, në takimin me senatorët amerikanë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se përmirësimi i bashkëpunimit me SHBA-n është një nga prioritetet e politikës së jashtme të Serbisë.

Vuçiç ka biseduar me senatorët e Komitetit të Senatit amerikan për Marrëdhënie me Jashtë, Chris Murphy, Jeanne Shaheen, si dhe me anëtarin e Komitetit të Senatit për Forcat e Armatosura, Thom Tillis, ndër të tjera, për bashkëpunimin dypalësh ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së, është bërë e ditur nga Presidenca e Serbisë.

“Shkëmbimi tregtar do të arrijë në 1.2 miliard dollarë këtë vit, gjë që tregon përparim të rëndësishëm në marrëdhëniet tona ekonomike”, tha Vuçiç, duke shtuar se Serbia shpreson të “intensifikojë më tej format e ndryshme të bashkëpunimit dhe të zbatojë projekte specifike me interes të ndërsjellë”.

Siç është thënë në komunikatë, Vuçiç falënderoi senatorët për “mbështetjen e vazhdueshme që Uashingtoni i ofron Serbisë, në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian”.

“Ky është një nga qëllimet tona parësore të politikës së jashtme dhe angazhim strategjik i Serbisë”, theksoi Vuçiç.

Temat e takimit ishin, siç u tha, integrimi evropian i Serbisë, situata në rajon, energjia, por edhe kriza në Ukrainë.

Vuçiç tha se Serbia është e përkushtuar për respektimin e parimeve të së drejtës ndërkombëtare, integritetit territorial dhe pavarësisë politike të shteteve, siç dëshmohet nga votimi i Republikës së Serbisë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe në organizmat tjerë ndërkombëtarë.

Duke folur për rajonin, ai theksoi se Serbia respekton integritetin territorial të Bosnjë e Hercegovinës, si dhe Republikën Srpska brenda Bosnjë e Hercegovinës.

Ai theksoi se për Serbinë është me interes kyç ruajtja e stabilitetit në rajon dhe forcimi i bashkëpunimit në të gjitha fushat, veçanërisht në fushën e ekonomisë, “sepse vetëm një rajon i tillë mundëson zhvillimin e qëndrueshëm të vetë Serbisë”.

Ai përmendi, si shembull të bashkëpunimit të suksesshëm rajonal, nismën “Ballkani i Hapur”, qëllimi i së cilës, siç thuhet në deklaratë, është zhvillimi i mëtejshëm i rajonit dhe ngritja e standardeve të jetesës për të gjithë qytetarët e tij.

Senatorët amerikanë e uruan presidentin Vuçiq për fitoren e tij në zgjedhjet e fundit presidenciale. Ata potencuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se përmirësimi i marrëdhënieve mes dy vendeve çon në forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe politik.

Më herët gjatë ditës së martë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka pritur senatorët në aeroportin “Nikolla Teslla”.

“Serbia ka një rol jetik për përparimin dhe prosperitetin e rajonit. SHBA-ja është e gatshme të mbështesë lidhje më të forta midis Serbisë dhe fqinjëve të saj anëtarë të Bashkimit Evropian”, ka shkruar Hill në llogarinë e tij në Twitter./Marrë nga REL

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës