Senatori amerikan Rand Paul ka njoftuar se do të kandidojë në fushatën zgjedhore presidenciale të vitit 2016 në krah të Partisë Republikane. “Sot fillon udhëtimi për të rikthyer Amerikën”,- u shpreh ai në një fushatë zgjedhore në Kentucky.
Zoti Paul dallon nga pjesëtarët e tjerë të partisë që përfaqëson falë pikëpamjeve të tij liberale. Ai renditet si Republikani i dytë që kandidon në këtë fushatë zgjedhore, që përfundon në nëntor të 2016-ës. Në fjalimin e parë që shënonte nisjen e fushatës ai tha: “Makineria Uashington që gllabëron liritë tona dhe pushton cdo qoshe të jetës tonë, duhet të ndalet”.
Paul vjen nga një prej familjeve më të njohura liberale. Ai ka tërhequr vëmendje të vecantë në fjalimin e tij mbi 12 orë të gjatë disa vite më parë, në shenje proteste ndaj Presidentit aktual, Barack Obama, i cili sipas Senatorit ‘rri kot’.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com