Sequi: A do marrë Shqipëria
statusin? Pyesni më mirë partitë

Sequi: A do marrë Shqipëria<br />statusin? Pyesni më mirë partitë
TIRANE- Ambasadori i BE-së Ettore Sequi ishte sot paradite në selinë e Partisë Socialiste për të zhvilluar një takim me kryetarin e kësaj partie Edi Rama.

“U diskutuan cështjet e nxehta si ajo e heqjes së imunitetit, reforma parlamentare dhe ligji i Gjykatës së lartë”- tha ambasadori i BE-së në një prononcim për gazetarët menjëherë sapo doli nga selia rozë. Takimi i cili zgjati rreth 30 minuta, nuk ishte paralajmëruar në media, siç ndodh zakonisht.

I pyetur nëse Shqipëria do të marrë statusin e vendit kandidat muajin e ardhshëm Sequi u përgjigj: “Për këtë duhet të pyesni klasën politike, nëse ata duan të marrin statusin e vendit kandidat”.  Takimi i Ambasadorit Etore Sequi me kreun e PS-së Edi Rama ndodh një ditë pasi ky i fundit zhvilloi një takim me zv sekretarin amerikan të shtetit Filip Riker. Edhe në këtë takim Riker i përcolli kreut socialist mesazhin se partitë politike duhet të gjejnë dakordësinë për heqjen e imunitetit, miratimin e ligjit për Gjykatën e Lartë dhe për reformën Parlamentare.

Në fillim të shtatorit Shqipëria i dorëzoi Brukselit paketën e realizimit të 12 prioriteteve të Komisionit Evropian, të cilat do të shërbejnë si bazë për marrjen e një opinioni pozitiv për marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE. Në tetor pritet që KE të paraqesë progres raportin e Shqipërisë nga i cili do të varet nëse Shqipëria do të marrë apo jo statusin e vendit kandidat për në BE. Në një shkrim të publikuar më 6 shtator gazeta Shqiptarja.com shkruante se nga një investigim që kishte bërë ishte konkluduar se nga 12 prioritetet vetëm 3 ishin realizuar.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 446 kilogramë kokainë nga Amerika Latine në Holandë u kapën, bisedat e Suel Çelës dhe biznesmeni Shega: Na vodhën, ta vrasim, duhet bërë shembull

DOSJA/ 446 kilogramë kokainë nga Amerika Latine në Holandë u kapën, bisedat e Suel Çelës dhe biznesmeni Shega: Na vodhën, ta vrasim, duhet bërë shembull