TIRANE - “Mendoj, besoj dhe shpresoj se Shqiperia do të jetë pjesë e Bashkimit Europian”. Deklarat është bërë sot nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi, në seminarin me temë “Shqipëria dhe perspektiva e saj europiane”, të zhvilluar në Ministrinë e Jashtme.
 
Gjatë fjalës së tij, ambasadori Sequi tha se, “mendoj se një pikë e rëndësishme janë kriteret e axhendës së Selanikut”. Duke folur për mënyrën si e shikon Brukseli Shqipërinë, Sequi tha se “Këshilli u shpreh në dhjetor 2013 mbi Shqipërinë. Ai vlerësoi reformat në drejtësi, luftën ndaj korrupsionit, krimit dhe kërkoi intensifikimin e tyre”.
 
Sipas tij, vendimi i Këshillit qëndron në besueshmërinë dhe qëndrueshmërinë. Sequi tha se “të gjithë aktorët politikë dhe jo vetëm ato janë përgjegjës për integrimin”.
 
“Besojmë se Shqipëria ka energjinë, vullnetin dhe kapacitetin për të qenë pjesë e BE-së. Shqipëria është aq afër BE-së sa çështë afër shtetit të së drejtës në luftën ndaj korrupsionit, krimit, etj”.
 
“Statusi sigurisht është anëtarësim, por është një provë që vendi shkon në drejtimin e duhur, është një sinjal për partnerët, investitorët e huaj”, u shpreh ambasadori i BE-së, Sequi.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)