TIRANE- Amabasadori I BE në Tiranë Etore Sequi është solidarizuar me ambasadorin holandez në Tiranë duke dënuar deklaratat e zv Ministrit të Mbrojtjes Ekrem Spahia.
Në një deklaratë zyrtarë të publikuar sot, të shoqëruar dhe me një mesazh audio kreu i delegacionit të BE në Tiranë Sequi është shprehur se nuk i ndryshon asnjë presje qëndrimeve të mëparshme të tij kur dënon dhunën dhe retorikat diskriminuese nga ana e politikanëve ndaj komunitetit LGBT.
Në vijim deklarata e plotë e kreut të delegacionit të NE në Tiranë Etore Sequi.
“U informova mbi komentet e Zotit Ekrem Spahia të datës 15 maj, ndërsa ndodhesha në Bruksel për të marrë pjesë në Këshillin e Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.
Do të doja të rikujtoj se qëndrimi im lidhur me çështjen e të drejtave të lesbikeve, homoseksualëve, biseksualëve dhe personave transeksualë (LGBT) mbetet i palëkundshëm dhe po ai që kam shpehur me të gjithë Ambasadorët e Bashkimit Evropian në Shqipëri në një deklaratë të mëparshme më 27 mars.
Me atë rast, ne dënuam me forcë çdo retorikë diskriminuese të përdorur nga politikanë kundrejt komunitetit LGBT.
Më lejoni të theksoj se Bashkimi Evropian, anëtare e të cilit Shqipëria aspiron të bëhet, bazohet në vlerat themelore të respektimit, mbrojtjes dhe promovimit të të gjitha të drejtave njerëzore dhe në luftën kundër çdo lloj diskriminimi.
Do doja po ashtu të risillja në vëmendje se Shqipëria është angazhuar në përmbushjen e 12 prioriteteve kyçe të Opinionit të Komisionit Evropian dhe lufta kundër diskriminimit është një prioritet shumë i rëndësishëm.
Do të doja gjithashtu të shpreh solidaritetin tim të plotë dhe të vendosur për kolegun tim, Ambasadorin hollandez në Shqipëri, një koleg me përvojë dhe shumë i respektuar për angazhimin e tij personal dhe të jashtëzakonshëm dhe rolin e tij aktiv, si edhe mbështetjen e madhe të vendit të tij në promovimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri në të gjitha aspektet e tyre si dhe angazhimin e tij të admirueshëm në luftën kundër diskriminimit.
Komentet dhe thirrja e bërë lidhur me kolegun tim të Bashkimit Evropian janë për të ardhur keq dhe të papranueshme.
Vlerësoj komentet e bëra nga Kryeministri Zoti Berisha, në deklaratën për shtyp të bërë pas takimit të zhvilluar sot me Ministrin danez për Çështjet Evropiane".
(ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

SONDAZH-A jeni dhe ju dakord me ambasadorin holandez se te jesh kunder gay eshte injorance?