Sequi e Wilton s'pushojnë, rinisin
takimet me poltikanët shqiptarë

TIRANË –  Ambasadorët e huaj në vend duken se nuk kanë pushime. Pikërisht nesër, dy prej tyre, rinisin takimet me politikanët shqiptarë. Njoftimi i parë nga ambasadori i BE-së në Shqipëri, Ettore Sequi, që nesër do të takohet me kryetarin e sapozgjedhur të PD-së, Lulzim Bashën.

Njoftimi i dytë, nga zyra e OSBE-së, ku Kryetari në detyrë i Prezencës së OSBE-së, Robert Wilton, do të zhvillojë një takim njohës me Avokatin e Popullit, z.Igli Totozani.

Ndërkohë, gjatë këtyre javëve të fundit, një numër ambasadorësh janë larguar nga Shqipëria pasi kanë përfunduar mandatin e tyre. Të tjerët priten të emërohen dhe do të vazhdojnë bashkëpunimin me qeverinë e re “Rama” që do të vendoset në krye të vendit në muajin shtator.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës