“Vizita ime në KQZ ishte për të shprehur mendimet tona në lidhje me procesin zgjedhor, opinionin e BE që është dhe mendimi i opinionit të partnerëve ndërkombëtarë.. Ky proces zgjedhor është shumë i rëndësishshëm për një sërë arsyesh. Së pari citoj Fyle e Ashton të cilët thanë se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për funksionimin e duhur dhe pa probleme të institucioneve shqiptarel. Atae kanë përkufizuar zgjedhjet si një test kyç e kritik. Është shumë i rëndësishëm procesi për ecuirinë drejt BE-së dhe kjo është përsëritur nga ne, Brukseli, SHBA e Washingtoni pra nga të gjithë ne.
Kemi theksuar dhe një cështje që besoj se është e qartë për të gjithë: Që një vend i cili anspiron që në të ardhmen të bëhet vend i BE-së duhet të ketë zgjedhje në përputhje me standardet europiane. Kjo është arsyeja pse monitorojmë shumë afër procesin dhe në disa mënyra. BE ka mobilizuar fonde, të ketë 32 vëzhgues afat shkurtër dhe 6 afat gjatë të OSBE/ODIHR. Edhe shtetet anëtare po kontribuojnë në këtë proces.
Ne gjithashtu, unë e kolegët e mi, do të dalim të vëzhgojmë dy momente shumë të rëndësishme, procesi i votimit. Jam i sigurtë që ditën e zgjedhjeve të kemi mundësi të shihemi bashkë. Dhe do të monitorojmë procesin e numërimit. Jemi tepër të intersuar të vëzhgojmë procesin e numërimit" ”- tha Sequi për gazetarët në një prononcim pas takimit, para derës së KQZ-së.
KQZ, NUK ESHTE KURRE VONE PER T'U PLOTESUAR, REZULTATI DUHET PRANUAR DHE RESPEKTUAR
Lidhur me KQZ Sequi bëri apel për gjetjen e një rruge për të konstituuar KQZ-në.
"Është e qartë që është shqetësim për ne pasi duhet të ketë 7 anëtarë dhe ka 4 anëtarë, dhe siç e dini ka disa vendime që duhet të merren me mazhoranca prej 5 votash. Ajo që presim ne është që politikanët e udhëheqësit ta plotësojnë ata. Siç tha Ashton e Fyle duhet të jetë një zgjidhje që të jetë e pranueshme për të gjithë. Për mendimin tim nuk është kurrë tepër vonë për të siguruar që KQZ është plotësisht e formuar. Natyrisht është një çështje e lidhur ngushtësisht me besimin që kanë zgjedhësit në këtë proces, dhe këtu përfshihet dhe roli i udhëheqësve politikë që të sigurojnë se duhet të ndodhin dy gjëra: E para zgjedhësit shqiptarë të kenë besim tek procesi, e dyta: T’a pranojnë rezultatin dhe mbi të gjitha të kenë respekt për rezultatin.
Mendoj se Reeker tha diçka dje, dhe unë jam i të njëjtit mendim, sepse ne, BE jemi në dakordësi të plotë me SHBA për zgjedhjet."- tha Sequi.
I pyetur sa i cënon standardet kur ka një institucion që nuk i certifikon këto zgjedhje Sequi tha:
“Sot ne jemi 4 ditë para zgjedhjeve, nuk është kurrë tepër vonë dhe ne do ta trajtojmë këtë çështje. Për momentin të përqëndrohemi në gjërat që thashë dhe liderit politikë duhet të zgjidhin problemin e KQZ, dhe për këtë i referohem fjalëve të Baroneshës Ashton. Do të ishte më e lehtë nëse KQZ do ishte tërësisht e plotë”
VOTONI ESHTE DETYRIMI JUAJ, NE MONITOROJME NGA AFER
Ambasadori i bëri apel qytetarëve, sidomos votuesve të rinj të votojnë si një e drejtë por dhe detyrim.
“Ne duhet të presim një pjesëmarrje të lartë nga votuesit, sidomos nga të rinjtë që votojnë për herë të parë në këto zgjedhje dhe mendoj se kjo është e rëndësishme sepse zgjedhjet janë të rëndësishme për funksionimin e mirë të institucioneve shqiptare. Në fakt janë një test për këtë, për ecurinë apo progresin e Shqipërisë drejt BE dhe kur themi që të ecet përpara drejt BE nuk është shprehje boshe por kuptim plotë sepse kjo nuk ka të bëjë vetëm me fondet që japim ne, (BE jep 9 mln euro për Shqipërinë), por të shkuar drejt BE do të thotë përmirësimi i standardit të jetesës për të gjithë njerëzit, një jetë më e mirë për të gjithë qytetarët. Votoni shprehni qartë detyrimin që keni dhe të drejtën tuaj. Votimi është e drejtë dhe detyrim. Ne po e monitorojmë nga afër ashtu siç e do e shikoni në vijim”
AMBASADORI: MC CORMAK ME PËRVOJE PROFESIONALE
Ambasadori i BE-së shprehu vlerësimin për shefen e misionit të ODIHR, McCormak
“Jemi shumë të lumtur që shefja e misionit të OSBE/ ODIHR është një person me përvojë tejet të gjatë profesionale dhe ka treguar një udhëheqje shumë të mirë në krye të këtij misioni.”
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)