Sequi: Nga ju varet integrimi
OSBE: Zgjedhjet, me rëndësi

Sequi: Nga ju varet integrimi <br />OSBE: Zgjedhjet, me rëndësi
FIER- Ambasadori i BE në Tiranë,Ettore Sequi, ai i OSBE, Eugen Wollfarth si dhe kreu i PS, Edi Rama morën pjesë në ceremoninë e përurimit të sheshit “Europa Plaza” të Fierit. Aktiviteti u organizua sot paradite në qytetin e Fierit në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë së vendit tonë.

Si përfaqësuesi i BE-së ashtu dhe i OSBE-së kanë përsëritur apelin se integrimi i Shqipërisë varet nga vetë shqiptarët. BE beson se ardhja e Shqipërisë është në BE kjo është dhe arsyeja që edhe pse në krizë financiare fondet dhe mbështetja për Shqipërinë nuk ka munguar.  "Ne s'mund të bëjmë punën tuaj. Ky ëshë vendi juaj e ardhmja juaj”- tha Sequi i cili u shtoi se duhet të jeni më të bashkuar në rrugën drejt integrimit europian. "Dialogu politik dhe interesat e kombit duhet të dalin mbi partitë.”- nënvizoi ai.

“Marrja e statusit të vendit kandidat për në BE është me rëndësi kombëtare. Shqipëria është pjesë e Europës, por jo e Bashkimit Europian. "Ne duam që Shqipëria të bëhet pjesë e BE-së"- vlerësoi më tej Sequi.

Ndërkaq ambasasdori i OSBE,Eugen Wollfarth u shpreh se çështja e Fierit duhet të zgjidhet mes palëve. “Unë mendoj se qytetarët e meritojnë të vërtetën. Unë jam për shtetin ligjor” është shprehur Wollfarth i cili vlerësoi se zgjedhjet e ardhshme janë pjesë e rëndësishme e demokracisë.

SEQUI: KEMI INVESTUAR PER FIERIN
"Ne duam që Fieri të jetë pjesë e Europës. Kemi investuar në këtë qytet. Kemi dhënë 15 milionë euro në mjedis po ashtu azotik, kemi ndërtuar shkolla... kemi planifikuar për ndërtimin e rrugës për në jug si dhe diasa projekte të tjera dhe pse i kemi bërë këto në krizë financiare për Europën. Kjo sepse ne vetë besojmë që Shqipëria dhe Fieri e kanë të ardhmen në BE. Por ne mendojmë se i rëndësishëm është roli juaj"

OSBE: PO JU NDIHMOJME TE ZHVILLONI ZGJEDHJE TE MIRA

Nga ana e tij ambasadori Wollfarth tha se mesazhi i bashkimit për Shqipërinë përcillet që nga koha Skënderbeut dhe shtoi se ndërkombëtarët po japin ndihmesën e tyre për të zhvilluar zgjedhje të mira vitin e ardhshëm.
“Të bashkuar do të bëni një rrugë të shpejtë drejt BE. Jemi afër zgjedhjeve. Në demokraci është pjesë e rëndësishme. OSBE është duke folur me KQZ për të siguruar një bazë të mirë për zgjedhjet. Keni mbështetjen e të gjithë partnerëve ndërkombëtare përfshi dhe BE e SHBA për të përgatitur zgjedhje të mira”- tha Wollfarth.

AMBASADORI AUSTRIAK: TOPI NE PORTEN TUAJ

"Shqipëria është afër integrimit. Kushtet janë të qarta. Reformat nuk bëhen për BE-në por për vendin tuaj për të arritur një standard më të mirë të jetesës. Topi është në portën tuaj"- tha ambasadori austriak  Florian Rausing. Nga ana e tij kreu i PS-së Edi Rama tha se “E shkuara duhet pare si pasqyrë e së ardhmes dhe e ardhmja europiane si shtet ndërtim europian.”

GLOBE

Në veprën artistike të titulluar "Globe"  mëshirohen mesazhet historike dhe vizioni për të ardhmen. Vepra, e cila inaugurohet 4 ditë nga 100 vjetori i pavarësisë  është konceptuar si një glob më dy krahë të hapur, i vendosur mbi një platformë guri dhe bari, si një vepër arti, ai, shpalos mikëpritjen, bujarinë fierake, ku të gjithë jetojnë në harmoni". Ideatori i këtij projekti, shqiptaro-austriaku, Fate Velaj, u shpreh se, “qyteti i Fierit i drejtohet sot me një deklaratë dashurie Europës. Nëpërmjet kësaj vepre, këtij niveli, qyteti i Fierit do të bëjë pjesë në axhendat ndërkombëtare të Shqipërisë. Ai jep shembullin e asaj se e ardhmja është në Europë, është në BE”. “Nuk është rastësore. Pak ditë na ndajnë nga shpallja e pavarësisë dhe ne po promovojmë një vepër që e hijeshon atë, që lidh koherat dhe hapësirat, që mëshiron ëndrrat e patriotëve tanë për ta parë Shqipërinë pjesë të Europës”, tha kryebashkiaku i Fierit, Baftjar Zeqaj.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Rrëfehet nga spitali shoku i Martin Canit: Mario më gjuajti me thikë 6 herë, donte të më godiste në zemër! Një burrë më ngriti peshë

Rrëfehet nga spitali shoku i Martin Canit: Mario më gjuajti me thikë 6 herë, donte të më godiste në zemër! Një burrë më ngriti peshë