TIRANE- Pavarësisht deklaratave mbi progres raportin për Shqipërinë, Komisioni Europian nëpërmjet ambasadorit Ettore Sequi ka kërkuar edhe njëherë impenjim dhe përpjekje për të përmbushur reformat e tjera.
Duke folur ne konferencen “Shoqëria civile dhe integrimi europian”, ambasadori Sequi ndërsa vlerësoi rolin e shoqërisë civile në procesin e integrimit të vendit në familjen europiane vuri ne dukje një sërë problematikash qe duhen përmirsuar .
“ Është e qartë që ende ka reforma dhe sfida të vështira që i kemi përpara. Besojmë se për çeljen e negocicatave Shqipëria duhet të përmbushë edhe reformat e tjera duke u përqëndruar tek reforma në administratën publike, reforma në gjyqësor, vazhdimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Për ne ka një rëndësi kritike të pasurit të një historiku të hetimeve dhe ndjekjeje penale po ashtu përforcimi i të drejtave të njeriut përfshi këtu romët dhe politikat diskriminuese, si dhe e drejtë e pronësisë dhe zbatimi i saj, sugjerimi im është vazhdoni dhe ta aplikoni. Ka dispozita qe minojnë shoqerinë civile si ai rimbursimit te TVSH-së.”
Sequi vlerësoi se "bashkëpunimi mes institucioneve dhe shoqërisë civile mbetet i dobët sidomos ne nivelin e bashkive.”
Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka garantuar shoqërinë civile per bashkëpunim, duke u shprehur se ministria që drejton është e hapur për dialog me të në të mirë të procesit të integrimit të vendit
Sequi vlerësoi dhe kërkoi të nënvizonte rolin e shoqërisë civile në këtë proces dhe angazhimin e saj për të ndërtuar një Shqipëri të integruar.
“Strategjia 2013- 2014 kërkon trajtimin e parimeve thelbësore fuqimizimin e shtetit të së drejtës. Qeverisja ekonomike, institucionet demokratike, respekti për të drejtat themelore dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Proceset të jenë sa më gjithëpërfshirëse dhe inkurajojmë integrimin e shoqërisë civile. Mendoj se Shqiëpria me mbështetjen tuaj mund të ecë përpara. Roli juaj është kritik dhe kyç dhe për të ecur përpara. Eshtë thelbërsore që integrimi europian të mbetet përpjekje mbarëkombëtare. Shoqëria civile luan një rol të rëndësishmë në thellimin e kuptimit të qytetarëve për reformat që nevojiten pasi kur flasim për anëtarësimin flasim jo vetëm për detyrat por dhe aktivitete që përfshijnë të githë vendin”- tha Sequi.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com