Takimi në selinë PS nisi rreth orës 11:50 dhe zgjati rreth 30 minuta. Sequi informoi se po sot do të ketë takim dhe me ambasadorin e SHBA-së, Arvizu.
"Pata një takim me Ramën siç po bëj takime të tjera me autorietet e tjera të larta si ambasador i BE-së. Arsyeja është të shkëmbej dhe tregoj pikëpamjet tonë lidhur me procesin zgjedhor. Sigurisht folëm dhe për KQZ. Kam ndjekur dhe deklaratën e Arvizu dhe të shefes së OSBE/ODIHR dhe pozicioni ynë është i njohur. KQZ për të marrë vendime duhet të ketë më shumë se 4 anëtarë. Meqë përmendet Arvizu ne takohemi herë pas here do takohemi dhe sot, dhe BE e SHBA ndajnë së bashku opinionet dhe vizionin e tyre.”- tha Sequi pas takimit në selinë PS.
Redaksia online