TIRANE- Reformimi i sistemit të drejtësisë është mjaft i rëndësishëm për procesin e integrimit. Kështu është shprehur ambasadori i BE-së në vendin tonë Etore Sequi, gjatë një konference për reformimin e Gjykatës së Lartë. Gjithashtu, ambasadori Sequi tha se po aq i rëndësishëm është edhe roli i institucioneve të drejtësisë në procesin reformues.
Konferenca vijoi me fjalën e ministrit të Drejtësisë Eduard Halimi. Ai është shprehur se miratimi i ligjit për Gjykatës Administrative është një proces shumë i rëndësishëm për Shqipërinë.
HALIMI SULMON TOPIN
“Kam besim se me konsensus me opozitën, do të diskutohet dhe paketa e reformave për Gjykatën e Lartë”, tha Halimi gjatë fjalës së tij. Ai bëri me dije se ministria e Drejtësisë ka përgatitur tashmë draftin për reformën në këtë gjykatë.
Ndërsa i është referuar emërimit të gjykatësve, Halimi theksoi se ai duhet të jetë transparent dhe të bëhet sipas meritës duke shtuar se Gjykata e Lartë ka nevojë për individë me integritet dhe të paanshëm. “Procesi i përzgjedhjes të reformohet, veçanërisht përzgjedhja e anëtarëve të gjykatës së lartë. Nga ana tjetër, dekretimi i anëtarëve të Gjykatës së Lartë duhet të jetë transparent”, tha Halimi duke sulmuar presidentin Topi në lidhje me vdekretet e tij për emrat në postet vakante të Gjykatës e Lartë, pa marrë sugjerimin e mazhorancës.
BECAJ: PO NDRYSHOJME LIGJIN E GJYKATËS SË LARTË
Kryetarja e Gjykatës së Lartë Shpresa Beçaj u shpreh se ligji për gjykatën e lartë ka nevojë për ndryshime, të cilat janë reflektuar në një draft paraprak. Një nga ndryshimet e pritshme, është shtimi i numrit të gjyqtarëve të gjykatës së lartë dhe krijimi i një kolegji të ri administrativ. Një pikë tjetër që pritet të ndryshojë, ëhtë vazhdimi në detyrë, pas mbarimit të mandatit, deri në emerimin e gjyqtarit pasardhës. Kjo, me qëllim evitimin e mosformimit të trupave gjyqesore. Një tjetër pikë që përmban drafi i ri është përcaktimi i kritereve më të detajuara lidhur me emërimin e gjyqtarëve të kësaj gjykate, me qëllim tërheqjen nga radhët e gjyqësorit, apo jashtë tij, të gjyqtarëve apo juristëve të cilët kanë një karrierë apo pervojë profesionale më të gjatë. Sipas zonjës Beçaj, drafti parashikon edhe riemërim të anëtarëve të Gjykatës së Lartë pas përfundimit të mandatit të tyre, si dhe rritje page të anëtarit të Gjykatës së Lartë, në përputhje me pozitën që ai zë në piramiden shtetërore, duke marrë për bazë statusin dhe funksionin e lartë shtetëror që ata gëzojnë.
(ln/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com