TIRANË - Ambasada e BE-së në Tiranë ka organizuar një takim me komunitetin e biznesit në Shqipëri. Në këtë takim, i pranishëm ishte ambasadori i BE-së, në Tiranë, Ettore Sequi dhe Klaud Rambou, përfaqësues i KE-së për ekonominë.

Gjatë fjalës së tij, ambasadori i BE-së, Ettore Sequi, tha se, “raporti i progresit ishte tepër objektiv për situatën në vend dhe ofron rekomandime për të ardhmen”.

Për ambasadorin e BE-së, “paketa e zgjerimit për vitin 2013-14 bazohet tek parimet kryesore, fillimisht në themele apo parime. Disa nga këto parime kanë të bëjnë drejtpërdrejt me biznesim, si drejtësia, të drejtat e njeriut dhe pronësia”.

“Ne mendojnë – tha Sequi - se komuniteti i biznesit dhe biznesi është motorri i rritjes ekonomike. Për ne është shumë e rëndësishme kontrubuti që ju na keni dhënë kur kemi qenë së bashku. Ne kemi diskutuar disa çështje të rëndësishme për ju, si ajo e pronësisë intelektuale etj”.

I pranishëm dhe Klaud Rambou, përfaqësues i KE-së për ekonominë. Gjatë fjalës së tij, ky i fundit tha se, “këtë vit KE arriti në përfundimin se Shqipëria kishte një progres të mirë në rrugën e integrimit, sidomos në masat e marra për këtë qëllim.  Zgjedhjet u vlerësuan pozitive. U ndërmorrën hapa të rëndësishëm në gjyqësor dhe kundër krimit të organizuar. Filloi zbatimi i strategjisë për të drejtat e pronësisë”.

Sipas tij, ja vlen të përmendet se KE, e ka hartuar me kujdes çdo fjalë për hapat që Shqipëria duhet të marrë për luftën ndaj korrupsionit.

“Ne presim që Shqipëria të vazhdojë punën dhe të japë rezultate në javët në vijin me qëllim që në dhjetor të ketë. Nuk bëhet fjalë për çeljen e negociatave në rrugën e integrimit dhe KE e ka bërë të qartë se çfarë duhet përmbushur që të ndërmerret një hap i tillë dhe këto janë të qarta.

Prioritetet kanë të bëjnë me administratën puiblike, gjyqësorin, korrupsionin, krimin e organizuar dhe kur flasim për këto e kemi fjalën për një historik të fortë të hetimeve të bërë në mënyrë aktive dhe pesë për të drejtat e njeriut”, tha Rambou.

“Ekonomia mbetet e brishtë dhe e cënueshme ndaj faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm, por po të shikojmë aspektin pozitiv PBB ka vazhduar të rritet si pasojën e eksportit dhe është  rritur punësimi por papunësia është e lartë. Përmirësimi i mjedisit të biznesit është themelor”, tha gjatë fjalës së tij, përfaqësuesi i KE-së, Klaud Rambou.

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)