TIRANË - Në ditën ndërkombëtare të gruas, ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi ka pritur në një mëngjes pune gazetaret femra të mediave në vendin tonë.

“Të jesh gazetare në Shqipëri është shumë e vështirë. Është e rëndësishme të nisim ditën me gra që kontribuojnë për vlera. Është me rëndësi që ju të bëni tranformimin i cili përbën integrimin”, ka deklaruar ambasadori Sequi. Ambasadori ka propozuar që në raportin e Bashkimit Europian të shtohet një kapitull për rolin e gruas në media. Ai tha se çështjet lidhur me të drejtat e grave janë kyçe për Bashkimin Europian. Kjo është edher arsyeja pse shoqëria duhet të fokusohet tek çështjet që kanë të bëjnë me vështirësitë e grave.
(aq/shqiptarja.com)