Pas takimit me dyer të mbyllura dhe që zgjati rreth 40 min ambasadori Sequi u shpreh se situata para zgjedhore është drithëruese, ndërsa i pyetur nëse kishin diskutuar për tre ligjet e cilësuara si të integrimit Sequi tha se ka diskutuar me Ramën shumë çështje por pa dhënë detaje
“S’ka asgjë të re dhe asgjë të çuditshme që unë të takoj liderët politik , dhe të diskutoj për situatën politike në vend. Kjo është normale. Diskutova për shumë gjëra me Edi Ramën”- tha Sequi. I pyetur si shikoni situatën parazgjedhore Sequi u përgjigj “drithëruese”