Serbë të dyshuar për vrasjen e 19
shqiptarëve në Policinë e Kosovës
Disa të dyshuar për pjesëmarrje në masakrën e familjes Imeraj nga fshati Padalisht i Komunës së Istogut, thuhet se sot punojnë në Policinë e Kosovës. Pas publikimit të listave të personave të dyshuar për pjesëmarrje në maskara të ndryshme në Kosovë, kanë ardhur edhe reagime të shumta.
Disa të dyshuar për pjesëmarrje në masakrën e familjes Imeraj nga fshati Padalisht i Komunës së Istogut, thuhet se sot punojnë në Policinë e Kosovës.
Pas publikimit të listave të personave të dyshuar për pjesëmarrje në maskara të ndryshme në Kosovë, kanë ardhur reagime të shumta.
Në një raport të KMDLNJ-së me seli në Prishtinë, të lëshuar më 6 prill 2000 thuhet “Në Skënderaj janë identifikuar emrat e të gjithë kriminelëve që më 26/27 mars 1999 në Padalisht masakruan 19 anëtarë të familjes Imeraj (në mesin e të cilëve 11 femra dhe 5 fëmijë të moshës 2 - 16-vjeçare)”.
Me të parë këto informacione, disa banorë të fshatit Cërkolez të Komunës së Istogu, fshat fqinjë me Padalishtën ku kanë ndodhur masakrat, kanë shkruar në Facebook se në këto lista gjenden edhe disa bashkëfshatarë të tyre që dyshohet se morën pjesë në masakrën ndaj familjes Imeraj ku u vranë dhe u masakruan 19 qytetarë të Kosovës, që ishin civilë.
“Kjo listë e publikuar përmban emra të serbëve të fshatit Cërkolez të cilët masakruan 19 anëtarë të familjes Imeraj, disa nga këta serbë gjinden në fshatin Cërkolez dhe ushtrojnë aktivitete. Me rëndësi është rasti se Goran Vuqiç dhe Malisha Tijaniç kanë qenë deri vonë roje të Urës së Ibrit dhe paramendoni, momentalisht janë pranuar dhe ushtrojnë detyrën e policit në Policinë e Kosovës, e për më saktë janë të angazhuar si roje të kishës në qytetin e Istogut”, ka deklaruar njëri nga banorët e fshatit Cërkolez.
Në këtë masakër është shuar pothuajse një familje e tërë. Mësuesi Bekë Imeraj, pesë vajzat, djali i tij 2-vjeçar si dhe nëna e tij, janë vrarë dhe masakruar në mënyrën më mizore. Ndërsa ka shpëtuar djali i tij i madh dhe gruaja e tij, e cila ka dëshmuar kundër Sllobodan Millosheviçit në Hagë për ngjarjen e tmerrshme se si u masakruan për së gjalli familjarët e saj.
Në lidhje me këtë masakër makabre deri më sot nuk ka asnjë aktakuzë, e askush nuk është marrë në pyetje si i dyshuar për pjesëmarrje në të, gjë që ka revoltuar shumë familjarët e të vrarëve.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?
-
Institucioneve
16.4%
-
Opozitës
17.3%
-
Qytetarëve
66.3%
Vota total: 475
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet në Himarë/ Numërohen katër kutitë e para, Tavo me epërsi ndaj Gjikurisë! 11 vota të pavlefshme
5 Gusht, 01:13
-
Zgjedhjet e pjesshme në Himarë/ Fillon procesi i numërimit, hapen 4 kutitë e para
5 Gusht, 00:42
-
Vangjel Tavo dhe deputetët socialistë mbërrijnë në KZAZ
5 Gusht, 00:29
-
Tedi Blushi: Të gjithë qytetarët ishin dëshmitarë se si e gjithë administrata zbarkoi sot në Himarë! Nuk kam parë asnjë flamur të Vorio Epirit
5 Gusht, 00:18
-
Keni kollë gjatë natës? Ja si ta kuptoni nëse është ftohje apo alergji
4 Gusht, 23:48
-
Demokratja Kamala Harris takohet me tre kandidatët e mundshëm për nënpresident
4 Gusht, 23:30
-
Namir Lapardhaja: Po këta sikur thanë se tani që u bashkuan, do i tregonin vendin Ramës
4 Gusht, 23:04
-
Intensifikohen tensionet në Lindjen e Mesme
4 Gusht, 22:52
-
Zgjedhjet në Himarë/ Përfundon dorëzimi i kutive! KZAZ nuk konstatoi asnjë të parregullt, pritet të nis numërimi
4 Gusht, 22:44
-
Arben Meçe: Klima ekstremiste në Himarë nuk është fare në vëmendje të opinionit në Greqi
4 Gusht, 22:25
-
'Opozita humbi kohë me çështjen Beleri', Indrit Sefa: Gjikuria u identifikua vetëm para 30 ditësh
4 Gusht, 22:22
-
Mero Baze: Të gjithë ata që tradhtuan Petro Gjikurinë
4 Gusht, 22:15