Serbët Filip Djordjevic dhe Matic
kundër njëri tjetrit për Shqipërinë

Serbët Filip Djordjevic dhe Matic<br />kundër njëri tjetrit për Shqipërinë
Ndeshja Serbi – Shqipëri do të ketë edhe një përballje mes Etrit Berishës dhe kapitenit Cana ndaj sulmuesit Filip Djordjevic, që po kalon një moment shumë të mirë te Lacio. I pyetur nga mediat, serbe për përballjen, sulmuesi nuk e ndez atmosferën, por tregon bisedën me Canën për synimin e përmirësimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Jemi ngacmuar me njeri tjetrin, por sigurisht që nuk do vritemi në fushë. Shpesh herë ulemi së bashku për të ngrënë, dhe flasim sesi shqiptarët dhe serbët mund të hanë bashkë në të njëjtën tavolinë. Në fushë do kemi të njëjtin synim dhe do japim më të mirën për të fituar. Le të fitojë më i miri” – u përgjigj Djordjevic.
 
Matic provokon
E ndërsa Djordjevic mundohet që të gjejë rrugën e komunikimit mes dy vendeve, ndryshe ndodh me Nemanja Matic, i cili provokon nga Armenia duke iu bashkuar tifozëve të Karabakut, krahinë e Armenisë që kërkon pavarësinë dhe mediat serbe e krahasojnë me Kosovën.

Matic iu është bashkuar tifozëve në një foto me banerin ku shkruhet “Karabaku është Armeni”, të cilës i është bashkuar edhe fjala Kosovë, duke u kthyer në “Karabaku është Armeni, Kosova është Serbi”. Provokimi nga lojtari serb me tifozët armenë vjen para ndeshjes që Shqipëria do të zhvillojë kundër Serbisë në Beograd më 14 Tetor.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Më 16 tetor Zelensky do të prezantojë ‘Planin e Paqes’

Lufta në Ukrainë/ Më 16 tetor Zelensky do të prezantojë ‘Planin e Paqes’