Mediat serbe duan Serbinë me cdo kusht në Europian dhe Shqipërinë jashtë.
Duke ëndërruar një gjë të tillë kanë nisur një aksion duke hedhur baltë mbi kuqezinjtë për të errësuar suksesin.
“Telegraf.sr” dje shkruante se 4 futbollistë armenë janë paguar me nga 500 mijë euro për t’u lënë ndeshjen shqiptarëve, ku gishti vihej mbi portierin Kasparov dhe 3 mbrojtësit e skuadrës armene. Me të njejtën gjuhë shpifjesh dhe akuzash shprehej edhe “B92”.
Sot, “Kurir.sr”, ndërsa vazhdon me akuzat për blerjen e ndeshjes në Armeni nga ana e Kombëtares sonë, ka e shfrenuar fantazinë dhe aludon, që Serbia mund të luajë në “play-off”.
Kjo duke iu referuar Dushan Maraviçit, një ish-zyrtari serb të UEFA-s, të cilit duket i ka mbetur ora në vitin 1992, kur Danimarka zuri vendin e ish-Jugosllavisë të përjashtuar nga UEFA.
Maraviç shprehet i sigurt se UEFA do të nisë hetimet për këtë ndeshjen Armeni-Shqipëri.
Ai nuk e vë në dyshim përjashtimin dhe masat ndaj Shqipërisë, duke i hapur rrugën Serbisë për të luajtur në “play-off”.

d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com