Serbët dhe shqiptarët sëbashku
në Tiranë me “Romeo e Xhuljeta" 

Serbët dhe shqiptarët sëbashku<br />në Tiranë me “Romeo e Xhuljeta
Shfaqja e përbashkët serbo-shqiptare “Romeo e Xhulieta”, nga William Shakespeare, në regji të Predrag Miki Manojlloviq, prodhuar nga Radionica Integracija (Beograd) dhe Qendra Multimedia (Prishtinë) do të shfaqet në Tiranë, në Teatrin Kombëtar, me datë 7 dhe 8 qershor, nga ora 20:00.

Në shfaqje interpretojnë aktorët e mirënjohur: Uliks Fehmiu, Anita Manciq, Mensur Safçiu, Tristan Halilaj, Milica Janevski, Jovana Gavriloviq, Edona Reshitaj, Nikola Rakoceviq, Arta Selimi Nebojsa Glogovac, Faris Berisha, Goran Jevtiq, Armend Baloku, Natasa Tapuskoviq e Miki Manojlloviq.

Me skenografi nga Branko Hojnik, kostumografe: Zora Mojsiloviq, koreografe: Sonja Vukiceviq, kompozitor: Vladimir Pejkoviq, dramaturge: Olga Dimitrijeviq. Producent ekzekutiv: Milica Miliq, bashkproducent: Jeton Neziraj.

Pwr kwtw shfaqje regjisori Predrag Miki Manojlloviq shprehet: Kjo shfaqje nuk është refleks i mendimit politik por vepër e njerëzve që kanë talent, mend dhe guxim. Secili nga pjesëmarrësit e do kombin e vet dhe nuk e urren të huajin. Është gjë e madhe që rreth këtij projekti janë mbledhur artistët nga Beogradi dhe Prishtina duke bashëpunuar me zemër dhe fuqi të plotë.

Sipas tij ngjarja e shfaqjes zhvillohet në kohën e sotme, në Veronë, pra nuk i pasqyron ngjyrimet tona lokale.

"Fjalët kyqe të saj janë urrejtja, dashuria dhe gjuha si urë dhe murë.Mes popullit serb dhe atij shqiptar edhe me tej ka mos durime, konflikte, mosmarrëveshje dhe grindje. Përvojat e raporteve post-konfliktuale mes ish republikave jugosllave tregon se kultura ka qenë ndër fushat e para ku është arritur që të kapërcehen barrierat, si ato territoriale ashtu edhe të raporteve ndër njerëzore. Shfaqja shpejtë dhe pa dhimbje ua hapi rrugën tolerancës dhe dialogut mes kulturave.

Shfaqja Romeo dhe Zhuljeta është dëshmi serioze se komunikimi dhe bashkëpunimi mes artistëve kosovar dhe serb është i mundshëm. Ky projekt i ndërlikuar ka zgjuar interesimin e opinionit të gjerë dhe shpresoj se ka ndikuar edhe në ndryshimin e ndërgjegjjes së individëve.

Pos intelektualëve, projekti ynë i drejtohet edhe një grupi tjetër shumë të rëndësishëm, qytetarëve, atyre që në të vërtetë edhe te Shakespeare janë subjekt i dramës universale. Ndër qytetarët edhe më tej mbizotëron mos durimi dhe jotoleranca. Shfaqja rrëfen për rëndësinë e tejkalimit të paragjykimeve, forcimin  e besimit të ndërsjellë, tejkalimin e keqkuptimeve dhe të mungesës së tolerancës. Shfaqja Romeo e Zhuljeta që ne e kemi realizuar është një ngjarje e veçantë kulturore, arriti shikueshmëri të lartë në Serbi, në Kosovë dhe zgjoi interesim të madh edhe në vendet tjera të rajonit e më gjerë.”-
shprehet ai

Projektin në tërësi, pos shfaqjes, e përbën edhe filmi dokumentar i realizuar sipas idesë së Miki Manojlloviqit, kryetarit të Shoqatës Punëtori  e Integrimit nga Beogradi. Kurse organizata partnere me të cilën është realizuar shfaqja është Qendra Multimedia nga Prishtina.

ROMEO DHE XHULIETA

William Shekspir

ROMEO DHE XHULIETA

Regjia: Miki Manojloviq

Sezoni 2015/16
William Shekspir

Përkthimi në serbisht: Zhivojin Simiq dhe Sima Panduroviq

Përkthimi në shqip: Fan. S. Noli dhe Alqi Kristi

Regjia dhe adaptimi i tekstit: Miki Manojloviq

PREMIERA: 5 prill 2015, Skena e madhe e Teatrit Kombëtar në Beograd.

PREMIERA KOSOVARE: 15 maj, Teatri Kombëtar i Kosovës.

Interpretojnë:

ESKALI, princ i Veronës - Mensur Safçiu

PARISI, kushëri i Eskalit - Nikola Rakoçeviq

MONTAGU - Miki Manojloviq

KAPULETI - Nebojsha Glogovac

ROMEO, i biri i Montagut – Tristan Halilaj

MERKUCIO, kushëri i Eskalit dhe mik i Romeos - Goran Jevtiq

BENVOLIO, nipi i Montagut dhe mik i Romeos - Armend Baloku

TIBALTI, nipi i Zonjës Kapulet - Faris Berisha

LORENCO, frat - Uliks Fehmiu

ZONJA MONTAG, e ëma e Romeos - Edona Reshitaj

ZONJA KAPULET, e ëma e Xhulietës - Natasha Tapushkoviq

XHULIETA, e bija e Kapuletit - Milica Janevski/Jovana Gavriloviq

DADOJA E XHULIETËS - Anita Mançiq

PROLOGU / NARRATORE - Arta Selimi

Muzikantë:

Piano elektrike / bas kitarë - Vladimir Pejkoviq

Tupanë elektrikë - Nemanja Aqimoviq

Saksofonë / flaut - Dushan Petroviq

Kitarë elektrike - Damjan Babiq

Skenograf: Branko Hojnik

Kostumografe: Zora Mojsiloviq

Koreografe: Sonja Vukiqeviq

Kompozitor: Vladimir Pejkoviq

Zgjidhja ideore e hapësirës: Miki Manojloviq

Dramaturge: Olga Dimitrijeviq

Asistente e regjisë: Bojana Laziq

Inspicient/Sufler: Dushan Pavloviq

Mjeshtër i ndriçimit: Radomir Stamenkoviq

Mjeshtër i zërit: Dobrivoje Milijanoviq

Efekte speciale: Miroslav Lakobrija

Fotografë: Jelena Stankoviq / Pablo Ferro

Redaksia online
(A,T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Vranësira dhe reshje shiu lokale, parashikimi i motit për sot

Vranësira dhe reshje shiu lokale, parashikimi i motit për sot