Serbët në Kosovë drejt krijimit të një partie të dytë

Serbët në Kosovë drejt krijimit të një partie të dytë

Pjesëmarrja e nënkryetarit të Listës Serbe në veri të Kosovës, Milain Raidoçiç, në aktin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë, ku mneti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku, duket se ka nxitur nevojën për krijimin e një partie të re serbe alternative.

Partia e re serbe në Kosovë do të quhet Lëvizja Popullore Serbe dhe ka si qëllim mbrojtjen e interesit të komuniteti serb.

Themelues të kësaj partie janë Branimir Stojanoviç dhe Millia Bishevac, të dy aktivistë politik.

"Ne duam të ndërtojmë një organizim të ri politik që do të përfaqësojë interesat e njerëzve nga të gjitha komunitetet serbe në mënyrë të arsyeshme dhe racionale", është shprehur Branimir Stojanoviq për Radion Evropa e Lirë.

Ndër të tjera, Stojanoviç ka bërë me dije se së shpejti do të bëhen me dije strukturat dhe mjediset e reja të partisë.

“Për pak kohë do t’i mësoni emrat e disa njerëzve të rinj dhe të mjediseve të tjera. Do të shihni që është një nismë më serioze dhe më e gjerë, e cila nuk kufizohet vetëm te ne të dy. Larg kësaj, do të ketë shumë njerëz të rinj”, shprehet Stojanoviç.

Miodrag Marinkoviç nga organizata joqeveritare Qendra për Veprime Afirmative Sociale në Serbi ka folur nëse kjo parti e re serbe në Kosovë do të gëzojë mbështetjen e Beogradit apo jo.

Ai thekson se Lëvizja Popillore Serbe do të ketë mbështetjne e Beogradit vetëm nëse ajo pranon ti nënshtrohet dhe lëvizjet t’I diktohen nga shteti serb.

Lista serbe është ende në lojë, është e diskredituar, por ajo që e bën atë një faktor të vlefshëm në mesin e komunitetit serb është pikërisht mbështetja nga Beogradi. Ka mekanizma që mund të përdoren për të ndikuar te votuesit”, thotë Marinkoviç.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja