Serbët roje sigurie me vete,Muzaka:
E mposhtim Partizanin e Beogradit

Serbët roje sigurie me vete,Muzaka:<br />E mposhtim Partizanin e Beogradit<br /><br>
Skënderbeu vijon përgatitjet për ndeshjen e së enjtes ndaj Partizanit të Beogradit për Europa League. Skuadra po stërvitet e plotë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja i cili me përjashtim të ndonjë dileme duket se e ka përcaktuar formacionin. Mesfushori Gjergji Muzaka kërkon fitoren ndaj Partizanit të Beogradit dhe sqaron se skuadra i ka mundësitë:

Jemi të denjë që të përballojnë çdo lloj kundërshtari. Siç e kemi edhe ne objektiv që nëse duam ta kalojmë grupin është e domosdoshme që të hyjmë për tre pikë. Do bëjmë maksimumin për të shkuar tek fitorja.”, tha Muzaka


Meqë Skënderbeu-Partizani Beogradit cilësohet si një ndeshje me rrezikshmëri të lartë për sa i takon sigurisë është rënë dakord që ndeshjet në Elbasan e Beograd të zhvillohen pa praninë e tifozëve miq. Muzaka ka një apel për mbështetësit e korçarëve.

I bëj thirrje të gjithë tifozëve të jenë sa më të qetë dhe ta mbështesin ekipin dhe ta ndihmojnë për të arritur trepikëshin.”, tha Muzaka.
partizani i beogradit

Ndërkaq Partizani i Beogradit la Serbinë për të mbërritur në Tiranë ku do të qëndrojë dhe stërvitet në prag të ndeshjes. Drejtuesit kanë marrë edhe roje sigurie me vete po ashtu edhe kuzhinier për qëndrimin në Shqipëri ndërsa trajneri Miroslav Dukic ka grumbulluar 21 futbollistë dhe ka thënë se skuadrës së tij nuk do i ndodhi e njëjta gjë si me Flamurtarin përpara 30 vitesh që Partizani i Beogradit u eleminua nga një skuadër shqiptare pasi brezat janë të ndryshëm.

 

partizani i beogradit


Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

 

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës